Militantë dhe simpatizantë të shumtë të PD dhe LSI i kanë ‘vënë flakën’ kryeqytetit ditën e sotme, në tentativë për të bllokuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.
Protestuesit mbushën paraditen e sotme rrugët e kryeqytetit, duke hedhur tymues dhe flakadantë, si dhe duke u përplasur ashpër me policinë, të cilët kishin blinduar Kuvendin, aty ku PS votoi e vetme dhe zgjodhi kryeprokuroren Arta Marku.
Report Tv realizoi pamje me dron nga protesta e opozitës së bashkuar në rrugë, para Kuvendit, ku tregohej dhe momenti kur protestuesit thyen kordonin e policisë dhe tentuan të hynin në sallën e Kuvendit, aty ku deputetët po protestonin me tymues e ngjyrues. Report Tv ka siguruar pamje me dron dhe nga selia e PD, aty ku gjithçka u shndërrua në ngjyrë rozë, për shkak të tymuesve, të cilët dilnin pikërisht prej aty.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

VIDEO