Çako u kërkoi efektivëve që të ofrojnë shërbim cilësor e të kulturuar për qytetarët, turistët e vizitorët.
“Jeni pika e parë e kontaktit me vizitoret, turistët, tregtarët e gjithë ata që vijnë në Shqipëri. Jeni fytyra dhe imazhi i policisë. Luftoni korrupsionin brenda radhëve të policisë. Ai që jep rryshet dhe ai që merr rryshfet dënohet njëlloj. Shembull për tu ndjekur nga gjithë strukturat është goditja e dhënies së rrushfetit nga ana e policisë rrugore e Tiranës. Duhet të ndërgjegjësohen si polici si qytetari që të respektojnë ligjin. Merni masa në burime njerëzore e infrastrukturë për të përballuar flukset e sezonit turistik. Forconi shërbimet në kufirin e gjelbërt për të parandaluar trafikun e klandestinëve nga vendet e treta. Bashkëpunoni më shumë me homologët grekë për të krijuar lehtësirat ligjore emigrantëve në raste fluksi, për të shkëmbyer më shumë informacion për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil apo pikave të kalimit,” – u ka thënë Çako efektivëve të policisë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
