Çako-Hoffman: Gjermania do
të përkrahë policinë shqiptare

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Hellmut Hoffman. Ambasadori i bëri me dije Drejtorit të Policisë së Shtetit një sërë ndihmash dhe trajnimesh që janë planifikuar për këtë vit për Policinë Shqiptare nga DKA, Policia Federale në bashkëpunim me Francezët.

Nga DKA është parashikuar që të ofrohen dy automjete shërbimi për seksionin e narkotikëve. Një burse, ku një kursant do të dërgohet në Policinë Kriminale Federale për të bërë atje një praktikë prej 11 muajsh. Gjithashtu do të ofrohet një trajnim për luftën kundër terrorrizmit, etj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane