Disa portale online kanë publikuar një lajm për dorëheqjen e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë burime të Report Tv pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mohojnë një lajm të tillë.
/Shqiptarja.com
Të njëjtat burime informacioni bëjnë me dije se Haki Cako vijon normalisht detyrën dhe nesër niset drejt SHBA-së ku do takohet me homologët amerikanë të agjencive ligjzbatuese në kuadër të forcimit të marrëdhënie mes policive të dy vendeve.
Lajmi për dorëheqjen e Haki Cakos vjen në një kohë kur prokurori kërkon arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
dy.b/shqiptarja.com




