Disa prej mediave italiane i kanë bërë jehonë pezullimit të kreut të policisë ditën e djeshme.

Sipas të perditshmes Il Secolo pajisja hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë në 11 mars përmes kanaleve diplomatike.

Më tej thuhet se i pari që hodhi bombën për ekzistencën e një pajisje të tillë ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Drejtori i policisë shqiptare Haki Çako u pezullua me urdhër të Gjykatës së Tiranës, ndërsa drejtori i seksionit operacional Artion Duka dhe vartësi i tij Entiol Xhelilaj morën masën e arrestit shtëpiak.

''Këto masa u morën në bazë të nje hetimi i cili po vë në siklet policinë italiane dhe ministrinë e saj të brendshme”, shkruan e përditshmja Secolo d’Italia.

Sipas Prokurorisë shqiptare pajisja Imsi Catcher është futur në vend pa iu deklaruar autoriteteve doganore dhe pa autorizimin e Prokurorit të përgjithshëm.

Kjo gazete ka cituar edhe letrën që ish-kreu i policisë italiane, Alessandro Pansa i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Pansa në letrën e publikuar thotë se kjo pajisje ka qënë gjithmonë në shërbim të policisë italiane ndërsa sipas prokurorisë ajo është përdorur të paktën dy herë nga zyrtarët shqipatrë dhe është drejtuar nga agjenti Xhelilaj.

Osservatorio italiano shkruan se në mënyrë të pazakonët kryeministri Edi Rama i kërkon falje Italisë për pezullimin e Çakos për shkak të përgjimeve.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)