Gjatë vizitës së tij në Bukuresht  Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Rumune Petre Toba. Në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy policive.
 
Diskutimi u përqëndrua në forcimin e bashkëpunimit dhe të marrrëdhënieve në katër drejtime si:
Lufta kundër Terrorizmit

Lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda

Bashkëpunimi për shkëmbimin dhe analizën e infromacionit kriminal

Bashkëpunimi për mbrojtien e dëshmitarëve. 

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi një takim kortezie në Qendrën për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) në Bukuresht, Rumani, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Gurbuz Bahadir.
 
Objektivi i SELEC, në kuadër të bashkëpunimit midis autoriteteve kompetente, është që të sigurojë mbështetje për shtetet anëtare dhe për të përmirësuar koordinimin në parandalimin dhe luftimin e krimit, përfshirë krimin e rëndë dhe të organizuar si edhe veprimtarinë ndërkufitare.
 
Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi rëndësinë e qendrës Selec për Shqipërinë, këtë e dëshmon edhe prezenca e Policisë së Shtetit më një oficer kontakti pranë kësaj qendre.

Kjo qendër është e rëndësishme  në lidhje me koordinimin e operacioneve rajonale dhe mbështetje të hetimeve në aktivitetet parandaluese të krimit të Shteteve Anëtare.
 
SELEC kërkon t’u sigurojë Shteteve Anëtare mundësinë për të shkëmbyer informacion dhe inteligjencë  kriminale dhe të ofrojë ndihmë operacionale në mënyrë të shpejtë dhe në kohë.
 
Qendra mbledh,  analizon, përpunon dhe shpërndan informacion dhe inteligjencë kriminale dhe prodhimi i analizave dhe i vlerësimit strategjik të kërcënimit lidhen me objektivin e saj dhe Shqipëria ka dhënë kontributin e saj në këtë.
 
Selec  kërkon të  krijojë, të veprojë dhe të mbajë një sistem të kompjuterizuar të informacionit, që nënkupton edhe sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
 
Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se është në dobinë e shteteve anëtare  bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimtarive të përbashkëta me vendet anëtarë, si edhe me partnerët e Qendrës.
Shqipëria do të vijojë angazhimin e saj për të kthyer Qendrën në një Depozitues të praktikave më të mira të zbatimit të ligjit.
 
Vendet anëtare të qendrës janë: Republika e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Republikës së Greqisë, Hungarisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë.
 
Gjithashtu po sot, në orët e mbasdites,  Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO është takuar  dhe me homologun e tij , Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë ÇEKE Z.Tomas TUHY.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)