Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikontrabandës, Drejtorinë e Doganave Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, kanë bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit nga Tirana I.Hima.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Hetimi Doganor, në aktivitetin që ushtronte Hima, u konstatua një shmangie e detyrimit doganor në shumën rreth 856 595 lekë, duke mos deklaruar në mënyrë të plotë të gjithë sasinë e mallrave dhe dyshohet se në këto mallra përdorte emrin e markave të mbrojtura.
I'u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• 2046 copë rripa mesi;
• 3292 copë çanta;
• 1785 copë portofola;
• 123 copë kapele dhe
• 35 copë ora dore.
/Shqiptarja.com