Çantat e rënda, u deformon
shtyllën kurrizore fëmijëve

Çantat e rënda, u deformon <br />shtyllën kurrizore fëmijëve
Specialistë të arsimit kanë kryer një studim se sa peshojnë çantat e nxënësve dhe si rëndojnë ata mbi shëndetin e tyre. Dhe të përfundimet janë vërtet alarmante. Sipas specialistëve të shëndetit publik çanta e shpinës së fëmijëve nuk është problematike thjesht për faktin se shkakton lodhje momentale të nxënësve, por edhe për shkak se shkakton dëmtime afatgjatë në shtyllën kurrizore. Studimi i kryer nga disa specialistë të arsimit, ka dalë në përfundimin se pesha e çantave të nxënësve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinjë, është mjaft e rëndë. Për disa klasa rezulton se pesha e çantës është tej normave të lejuara, në raport me peshën trupore, gjatësinë e nxënësit, gjatësinë e rrugës që ai përshkon, etj. Kësisoj, lypset “heqja” e pjesëve të tepërta që rrezikojnë kurrizin e nxënësve, si për shembull e kapakëve të rëndë. Sipas standardeve për limitet e ngarkesës fizike të fëmijëve në raport me peshën e trupit, 10 për qind, del se ngarkesa fizike e nxënësit të klasës së parë është për mbi 500 gram. Sipas kësaj, pesha e çantës duhej të ishte rreth 2.4 kg për djemtë. Sipas specialistëve të arsimit, por edhe mjekëve ortopedë, kjo peshë, prej disa kg, nuk është pak për moshën e fëmijës shtatëvjeçar, kur dihet se është moshë kur bëhet formësimi dhe rritja e trupit. Gjithashtu kjo është shqetësuese edhe për vajzat, ku pesha mesatare e trupit është 23.800 kg, ndërsa pesha mesatare çantës është 2.7 kg. Ngarkesa këtu është rreth 300 gram. Në shumë vende të botës kjo është alarmuar shumë. Matjet e bëra në fushën e fizioterapisë pediatrike kanë treguar se ka shumë nxënës me devijime të boshtit kurrizor.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete