Çapaliku e Basha sjellin një komedi 
fshikulluese për fasonët e tranzicionit

Çapaliku e Basha sjellin një komedi <br />fshikulluese për fasonët e tranzicionit
A është vërtetë një projekt që jep vërtetë rezultate pozitive në ekonominë e vendit stimulimi i eksporteve dhe krijimi i markave “Made in Albania”, që po merr përmasa të zgjeruara nga fasonet në Shqipëri. Cilat janë rezultatet.

Dramaturgu Stefan Çapallku synon të hedh dritë në të vërtetat e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, ku për 25 vjet rresht nismat e çuditshme mbeten në mes të rrugës ose bëhen pre e korrupsionit.

Ndërsa “zhvillimi ekonomik” prek kohësh mbetet vetëm propgandë shifrash, pasojat e gjithë kësaj tashmë do pasqyrohen në një komedi që titullohet “Made in Albania”. “Triologia Albanica” është trilogjia dramatike më e re e Stefan Çapalikut ku autori mbërrin tashmë në pjesën e tretë pas dy monodramave “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”.

Çapaliku u shpreh sot në një konferencë për shtyp se “Made in Albania” “i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores, të “padukshmes”. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilen punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë veshje me etiketat “Made in Albania”. Regjisor i produksionit do jetë Altin Basha, në bashkëpunim me të cilin autori ka pasur një sukses ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan çmimin e parë me “Allegretto Albania”.

Kjo shfaqje do jetë produksion i mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Teatri Kombëtr Eksperimental si dhe e ndihmuar nga organima të tjerë. Skenografe dhe kostumografe do jetë Iliriana Loxha, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Endri Sina.

Në rolet kryesore do interpretojnë Zyliha Miloti, Luftar Paja si dhe një aradhë prej 11 aktorësh të tjerë më të rinj. Mendohet që premiera të jetë në javën e parë të muajit Prill në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli". 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme