Nuk kanë qenë vetëm të rinjtë ata që ia kanë thënë në sy Kokëdhimës se nuk durojnë më mënyrën se si ai po drejton Partinë Socialiste në Vlorë. Ish-kryebashkiaku i Orikumit, një ndër figurat kryesore të kësaj dege të partisë, Gëzim Çapo ka mbështetur reagimin e socialistëve të larguar nga mbledhja, dhe ka kritikuar Kokëdhimën për reformën e tij.
Sipas Çapos, grupet e zemëruara janë ata që janë përjashtuar si pasojë e reformës, por që në fakt kanë mbajtur peshën kryesore të aksionit opozitar të Partisë Socialiste.
/Shqiptarja.com
Sipas Çapos, grupet e zemëruara janë ata që janë përjashtuar si pasojë e reformës, por që në fakt kanë mbajtur peshën kryesore të aksionit opozitar të Partisë Socialiste.










