TIRANE- Komisioni Hetimor u përfshi dje në një debat të ashpër ndërmjet nënkryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe deputetëve të mazhorancës. I thirrur për të dëshmuar para deputetëve, Çefa bëri një taktikë të bukur duke shfrytëzuar njohjet e tij ligjore dhe duke i parashtruar deputetëve të mazhorancës kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të komisionit hetimor, Armando Subashi dhe Spartak Braho. Duke parashtruar argumentet e 39 deputetëve për shkarkimin e tij, Çefa iu referua shkeljeve të KLD-së për periudhën para se të emërohej ai si anëtar, kohë në të cilën anëtar ishte kryetari i Komisionit Hetimor, Armando Subashi.
/Shqiptarja.com










