Çeki, Meta me homologët e Qipros
e Norvegjizë: Rrisim bashkëpunimin

Çeki, Meta me homologët e Qipros<br />e Norvegjizë: Rrisim bashkëpunimin
PRAGE - Gjatë punimeve të Forumit të 4-t me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit që po zhvillohet këtë javë në Pragë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi takime dypalësh me homologun e tij norvegjez Olemic Thommessen dhe atë të Qipros Yiannakis Omirou.

Gjatë takimeve Kreu i Kuvendit, vlerësoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Norvegjinë dhe Qipron, ndërsa shprehu vullnetin për rritjen e bashkëpunimit dypalësh përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe administratave reciproke.

Nga ana e tyre Thommessen dhe Omirou shprehën gaidshmërin e tyre për të intensifikuar bashkëpuinimn me Shqipërinë.

Meta takon homologun norvegjez:Intensifikim bashkëpunimit dypalësh
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Parlamentit të Norvegjisë Olemic Thommessen në kuadër të punimeve të Forumit të 4-t me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Kryetari i Kuvendit Meta duke vlerësuar marrëdhëniet të cilat ai i cilësoi si shumë të mira mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, veçanërisht në drejtim të fushës së investimeve, shprehu vullnetin për ngritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërparlamentare në një stad të ri përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe administratave reciproke.

Meta theksoi se: "Norvegjia është një vend me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe një model i zhvillimit demokratik dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë përfaqëson një partner te rëndësishëm bashkëpunimi për shqiptarët, si dhe për të gjithë rajonin ku mbështetja norvegjeze vlerësohet maksimalisht".

Presidenti i Parlamentit të Norvegjisë z. Olemic Thommessen shprehu vullnetin për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ndau bindjen se bashkëpunimi mes dy parlamenteve do t'i shërbejë intensifikimit të tyre, veçanërisht në një Evrope ku solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të nevojshme se kurrë.

Në përfundim të takimit, Meta e ftoi Thommessen për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga pala norvegjeze.

meta me norvegjezin
 
Meta me homologun qipriot: Mbështetje në integrimin evropian  
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros, Yiannakis Omirou.

Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për intensifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Qipros, përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe administratave reciproke.

Nga ana e tij Yiannakis Omirou shprehu vullnetin e palës qipriote për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha nivelet dhe në këtë kuadër e ftoi Meta për një vizitë zyrtare në Qipro, ftesë e cila u pranua me kënaqësi. Gjithashtu, Omirou shprehu mbështetjen e Qipros për aspiratat e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë për zhvillimin e konsultimeve dypalëshe në këtë drejtim.

Meta dhe Omirou ndanë bindjen se duke qenë vende të pellgut të Mesdheut, Shqipëria dhe Qipro kanë shumë interesa dhe fusha bashkëpunimi të përbashkëta, dhe në këtë kuadër, dy parlamentet do të mbështesin qeveritë reciproke për forcimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit, agro-përpunimit, financave dhe transportit detar, me qëllim ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe drejt një niveli tjetër më dinamik.

meta qiprioti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim