Çekia mbështet kryeprokuroren
Arta Marku për rihetimin e CEZ
Rihapja e hetimeve për ÇEZ-IN, është mirëpritur nga ambasadori çek në Tiranë, Jaroslav Ludvai, i cili ka ofruar mbështetjen e tij Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Rihapja e hetimeve për ÇEZ-IN, është mirëpritur nga ambasadori çek në Tiranë, Jaroslav Ludvai, i cili ka ofruar mbështetjen e tij Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Lajmi konfirmohet për TemA TV nga burime të sigurta pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat saktësuan se ambasadori Ludvai ka ofruar mbështetjen e plotë të shtetit çek përsa u përket hetimeve ndaj kompanisë në fjalë.
Dhjetorin e vitit të kaluar, Dhoma Penale e Gjykatas së Tiranës, pranoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ish-juristit të OSHEE-së, Romeo Karaj, për rihapje të hetimit për skandalin e CEZ.
Sipas tyre, në procesin e privatizimit janë vërejtur shumë shkelje, duke akuzuar si persona përgjegjës që nga ish-kryeministri Sali Berisha e deri tek ndërmjetësit, që sipas raportit të deputetëve të mazhorancës mund të jenë përfitues.
Sipas Ballës, dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar është 414 milionë euro. Gjyqtari Lazer Sallaku vendosi rihapjen e hetimeve. Dosja për hetimin e privatizimit të OSHEE nga CEZ, do të rihetohet nga prokurori Ardian Braho.
Atij i ka kaluar kjo dosje, pas hedhjes së shortit.Hetimi për privatizimin e CEZ është ndjekur nga Alma Brati, por ajo vendosi ta mbyllte. Vendimi i Bratit u rrëzua nga Gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi të kryhen hetimet dhe të merren në pyetje personat e kallëzuar nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Karaj, dhe nga komisioni parlamentar për hetimin e CEZ.
Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Karaj, për të mos mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ.
Tashmë hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga Komisioni Hetimor. Dosja “CEZ” konsiderohet si një ndër dosjet më të nxehta hetimore, ku janë përfshirë politikanët më të rëndësishëm në vend dhe fëmijët e tyre.(TemA)
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22