Çertifikohen 30 të rinj në 50/50
Klosi: Hapim edhe 9 qendra rinore

Çertifikohen 30 të rinj në 50/50<br />Klosi: Hapim edhe 9 qendra rinore
“50/50” titullohej seminari 4-ditor që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizoi në bashkëpunim me Këshillin e Europës me rreth 30 të rinj, të cilët u trajnuan për bashkëpunimin e të rinjve ndërmjet përfaqësuesve qeveritarë dhe organizatave rinore për zhvillimin e politikave që i përkasin këtij grupimi shoqëror.

Në fund të këtij trajnimi, të rinjtë pjesëmarrës janë pajisur me certifikata, të cilat u janë dorëzuar sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një ceremoni të posaçme, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Europës.

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni, ministri Klosi vlerësoi se ky seminar faktoi interesimin e madh që kanë të rinjtë për të qenë bashkëpunues në përmirësimin e jetës së tyre.
 
“Shpeshherë, në planet dhe axhendat tona të punës jemi munduar të kemi një përgjigje themelore se si mund të organizohet marrëdhënia mes individit, shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe vendor. Jemi munduar që në zbatimin e politikave tona rinore të kemi përfshirë të gjithë aktorët që janë faktor në përpilimin e politikave dhe zbatimin e tyre. Me besimin dhe ndërgjegjen e vullnetit të lirë se secili prej nesh ka të drejtë për të dhënë kontributin në qeverisjen e vendit”,
- tha ministri Klosi në fjalën e tij.
 
Sipas Klosit, nisma të tilla do të shërbejnë, jo vetëm për të rinjtë shqiptarë, por edhe për lehtësimin e punës së politikëbërësve dhe zbatuesve. “Nëpërmjet ideve, diskutimeve në panel, prezantimit të shembujve dhe praktikave të mira të ndërmarra në këtë fushë nga aktorë të ndryshëm dhe ndarjes  së përvojave të ndryshme mes pjesëmarrësve, synimi i këtij seminari është të nxitë bashkëpunimin, duke përfshirë të gjithë aktorët përgjegjës për përmirësimin e jetës së të rinjve, si dhe të nxitë pjesëmarrësit për të diskutuar mbi vazhdimësinë, shumëfishimin e rezultatit dhe ndërmarrjen e masave të ardhshme”, - shtoi Klosi.
 
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se qeveria nga ana e saj do vazhdojë të mbështesë politikat rinore dhe për këtë qëllim ka bërë në plan që në muajt në vazhdim të hapë edhe 9 qendra të reja moderne rinore, të cilat do të shërbejnë si vende ku të rinjtë të mund të mblidhen dhe të diskutojnë për problemet e tyre, pse jo edhe të argëtohen. “Tashmë, rinia shqiptare ka 3 qendra rinore në dispozicion për të realizuar planet, objektivat, iniciativat e tyre. Ndërkohë, në planet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është edhe hapja e nëntë qendrave të tjera”, - u shpreh Klosi në fjalën e tij.
 
Më tej, ai theksoj se këmbëngulja, kërkesat dhe puna e rinisë do të jenë një shtysë e madhe për përfaqësuesit e qeverisë që të punojnë dhe ndërtojnë një të ardhme të denjë dhe të sigurt për të rinjtë shqiptarë. “Uroj që këto certifikata që do merrni sot, mos t’i keni thjesht një copë letër më shumë në CV-të dhe dosjet tuaja, por të përdoren vërtet për atë që së bashku zhvilluat gjatë këtyre ditëve”, - shtoi Klosi.
 
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë për të siguruar pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete shoqërore. Vlen të përmendet themelimi i  Shërbimit Kombëtar të Rinisë si një strukturë qendrore, e cila do të organizojë të gjitha qendrat rinore në të gjithë vendin.

Ndërkohë që nga anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës, Shqipëria ka  pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me strukturat përgjegjëse në Këshillin e Europës, në fushën e edukimit, në rritjen e kapaciteteve formuese dhe drejtuese të të rinjve dhe pjesëmarrjes së tyre në trajnime, kampingje apo workshope.
       

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria