Çështja Çame, Berisha në anën
e grekëve, akuza qeverisë dhe Idrizit 

Çështja Çame, Berisha në anën<br />e grekëve, akuza qeverisë dhe Idrizit 
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po i rikthen sytë nga Athina, si mundësi shpëtimi nga “Vaterloja” e pritshme zgjedhore në 2017. Disa ditë pasi aludoi për ndërhyrjen e Turqisë në rrëzimin e paktit të shitjes së detit, duke mos demostruar asnjë shenjë pendese për marrëveshjen që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Berisha u tall dje me Çështjen Çame, me sa duket, për të fituar mbështetjen e Athinës.

Gjatë takimit një takimi me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, zonjën Eleni Sourani, Berisha nuk e përmendi Çështjen Çame, por iu referua si një çështje e trashëguar, e cila zgjidhjet me Traktatin e Miqësisë e vitit 1996. Në një kohë kur qeveria “Rama” e ka përfshirë zyrtarisht Çështjen Çame në axhendën e dialogut me Greqinë, Berisha e kërkon zgjidhjet tek një dokument 1996, i cili mbahet sekret në mënyrë të dyshimtë.

Në këtë kuadër, Berisha akuzoi qeveritë socialiste për bllokimin e traktatit, çka sipas tij, ka bllokuar në adresimin e çështjeve të mbetura pezull. “Në takim mbështeta pikëpamjen se Traktati i vitit 1996 përbën një bazë solide në marrëdhëniet tona, dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve, në interes reciprok të qytetarëve ne të dy vendet.

Por, theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeveritë socialiste që erdhën në dy vendet tona në pushtet pas firmosje së Traktatit, gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë”, tha Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha shigjetoi në mënyrë të tërthortë edhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin, teksa tha se problemet e trashëguara nuk duhet të përdoren për qëllimet elektorale. “Problemet e trashëguara duhet të zgjidhen duke njohur realitetet. Sikundër mendoj se duhet shmangur nga kushdo përdorimi i tyre për qëllime elektorale”, tha Berisha.

Mesazhi i takimit
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadoren greke në vendin tonë, Eleni Sourani, e cila sapo mori detyrën, ka bërë deklaratat më skandaloze për marrëveshjen e detit dhe Çështjen Çame. Sipas saj, çështja e kufirit detar është e zgjidhur me marrëveshjen e 2009, duke mos njohur kësisoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi marrëveshjen. “Lidhur me delimitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009”, ka deklaruar ajo. Së dyti, zonja ambasadore e quajti gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë një incident. Sipas saj, çamët u larguan pasi krerët e tyre bashkëpunuan me okupatorin. “Çamët e Greqisë lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkëpunimit të liderëve të tyre me forcat okupatore...Në fund të luftës, incidente të tilla ndodhën kudo në Evropë”, ka pohuar Sourani.

Marrëdhëniet mes dy vendeve
Gjatë takimit, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur optimist se marrëdhëniet mes dy vendeve po përmirësohen.  “I urova ambasadores Sourani suksese në misionin e saj dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e madhe e të gjithanshme që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vite. Greqia i ka dhënë një ndihmë ë çmuar Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO dhe BE, emigracioni shqiptar në Greqi dhe investimet greke në Shqipëri kanë peshën e tyre dhe kontributin e çmuar në bashkëpunimin midis vendeve tona. Unë shpreha optimizmin tim se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, të cilat nuk kanë asnjë pretendim territorial ndaj njëri-tjetrit, do përmirësohen vazhdimisht për të arritur nivelin që meritojnë”, ka theksuar Berisha.
 
Berisha
“Por theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeveritë socialiste që erdhën në dy vendet tona në pushtet pas firmosje së Traktatit, gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë”.
 
Takimi
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadoren greke në vendin tonë, Eleni Sourani, e cila sapo mori detyrën, ka bërë deklaratat më skandaloze për marrëveshjen e detit dhe Çështjen Çame.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin