Çështja Çame,Idrizi-deputetëve:
E tërhoqët zvarrë, por jo Europa

Çështja Çame,Idrizi-deputetëve:<br />E tërhoqët zvarrë, por jo Europa
Kryetari i PDIU, partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi ka përshëndur nga parlamenti, njohjen e çështjes Çame që u bë nga Europa. “Një njeri jo i vendit tim më dha një përgjigje që për 72 vite duhet të ma jepnin politikanë të vendit tim”, tha Idrizi, duke u kujtuar deputetëve shqiptarë se, disa prej tyre e tërhoqën zvarrë kauzën e Çamëve.


"Unë jam shqiptar i Camërisë. Sot është një ditë e rëndësishme sepse pas kaq vitesh përpjekjesh, mundimesh, genocide ne zemër të Europës atje ku ne dëshirojmë të bëhemi pjesë u mor parasysh. Sot më vjen për mbarë t’u them se jam shqiptar i Camërisë, por jam europian. Një njeri jo i vendit tim më dha një përgjigje që për 72 vite duhet të ma jepnin politikanë të vendit tim.

Ne shqiptarët kemi pasur më shumë frikë për çështjen Çame, ne sikur kemi dashur ta harronim, një pjesë prej jush e tërhoqën zvarrë.

Të nderuar kolegë sot kemi certifikimin europian për një nga plagët kombëtare. Sot të gjithë në këtë sallë duhet të jemi krenarë. Të gjithë jemi çam sepse të gjithë jemi shqiptar. Cështja çame ka qenë shpesh burim i teorive konspirative dhe na është shprehur si mollë sherri, sot ju përgjigjëm gojëve të liga se ccështja came ekziston sepse sot e tha edhe komisioneri Hahn.

Duhet parë e vërteta në sy dhe duhet këruar ndjesa për te vënë në vend padrejtësinë. Ne kërkojmë një strehë për të parët tanë, kërkojmë pronat tona që na takojnë, asnjë tjegull më shumë. Ne nuk duam pronat, ne duam drejtësi ne duam vatan.

Po e bëj të qartë që cështja çame duhet të zgjidhet urtësisht nga shqiptarët dhe grekët. Kemi shembuj të mëdhenj të historisë paqsore mes grekëve dhe shqiptareve. Nuk mund të lejojmë të na nëpërkëmbin vetëm sepse i përkasim një krahine shqiptare edhe pse për vite na kanë ndaluar të shkojmë. Vetëm 4 orë larg Tiranës janë shtëpitë tona, ne s’kemi ndërmend të trembim njeri.

Të helmëta kanë qenë etiketimet ndaj çështjes që mbron partia jonë. U shqetësuat kur dolën cam në Dibër, cam ka kudo ka shqiptarë. Unë ju ftoj të hiqni dorë nga sektarizmi primitive, mos u ngazëlleni më kur merrni mesazhe nga Athina që BDIU nuk duhet të hyjë në parlament. Unë sot jam i lumtur sepse na kanë njohur, por nuk është zgjidhur ende çështja çame. Nuk di të ishte politikisht e ndershme nëse nuk do të falenderoja ministrin e jashtëm Ditmir Bushati që po e bën këtë punë shumë mirë. Për herë të parë në 72 vjet po përballon një negociatë të vështirë.

Është koha që bashkë me politikën t’i futen punës historianët, studiuesit dhe të përhapin këtë çështje. Është koha e lobimeve të mëdha në mbarë botë. Mos pyësni sot se nga e keni origjinën krahiniore, jam i bindur që sot, të gjithë e keni prejardhjen nga Çamëria
"

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga