Çështja e logove në fletëvotime
nuk është biseduar në Bruksel
Draft marrëveshja për çështjen e telekomit mes palës së Kosovës dhe Serbisë, parashikon shuarjen e gjithë operatorëve ilegalë të Serbisë, si dhe mosndërhyrjen e Serbisë në brezin e frekuencave të Kosovës. (Foto: Edita Tahiri)
PRISHTINE- Draft marrëveshja për çështjen e telekomit mes palës së Kosovës dhe Serbisë, parashikon shuarjen e gjithë operatorëve ilegalë të Serbisë, si dhe mosndërhyrjen e Serbisë në brezin e frekuencave të Kosovës. Ndonëse me këtë marrëveshje, ende nuk është pajtuar pala serbe, kryenegociatorja kosovare, EditaTahiri, ka shfaqur shpresën që një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, pasi që, siç thotë ajo, janë disa afate që duhet t’i përmbahet edhe Serbia.
Tahiri në një intervistë për Kosovapress, ka deklaruar se çështja e logove në fletëvotime, nuk është diskutuar fare në takimet në Bruksel dhe duke hedhur çdo mundësi që fletëvotimet në veri të mos përmbajnë logo të shtetit të Kosovës.
“Në kuadër të bisedimeve për çështjen e marrëveshjes, bisedat për zgjedhjet lokale kanë qenë pjesë e axhendës dhe ato kryesisht janë fokusuar në rolin lehtësues të
OSBE-së, në veçanti në katër komunat veriore të cilat përherë të parë pritet të marrin pjesë në zgjedhje lokale të vendit tonë. Dhe po ashtu është biseduar për angazhimet politike të gjitha palëve edhe Kosovës edhe Serbisë dhe Bashkimit Europian për një pjesëmarrje sa më të madhe edhe të qytetarëve serb të asaj pjese të vendit tonë, në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit legjitim në qeverisjet komunale. Çështja e kërkesave siç po e përmendni ju nuk ka pasur në kuptimin zyrtar dhe më tepër jam duke i dëgjuar medialisht”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Marrëveshja për normalizim dhe plani për zbatim në pikën 11 flet qartë që zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me ligjet e Kosovës. “Ju e keni tashmë marrëveshja është publike, mund të shihni qartë se flitet për zgjedhje në bazë të ligjeve të Kosovës. Çdo gjë që ligjet e Kosovës e përcaktojnë ai është së pari obligimi i ynë dhe linja e zbatimit të marrëveshjeve”, ka theksuar Tahiri.
Sipas saj, ekzekutiv në fushën e zgjedhjeve është Komisioni Qendror Zgjedhor. Tahiri ka theksuar se ky është organi kompetent për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe certifikimin e rezultateve, si dhe certifikimin e subjekteve apo iniciativave qytetare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Ditë më parë, kryenegociatorja Tahiri deklaroi se në bazë të dinamikës së bisedimeve që janë duke u zhvilluar, parashikohet që deri më 30 shtator të shuhen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë në veri të vendit.
Por, ajo shpreh besimin që në këtë datë do të përfundojë edhe logjika e barrikadave në pjesën veriore të vendit.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
64.6%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15