Çështja “Skënderbeu”,
tre lojtarë në Prokurori

Çështja “Skënderbeu”,<br />tre lojtarë në Prokurori
Teuta nuk është ekipi i parë që po hetohen nga organet e drejtësisë për mashtrim me manipulim të rezultateve të ndeshjeve të futbollit. Skënderbeu i Korçës pas dënimit sportive që ka marrë nga UEFA prej disa kohësh është nën hetim edhe nga prokuroria shqiptare.

Para disa ditësh tre lojtarë të ekipit korçar janë thirru nga Prokuroria e Tiranës për tu pyetur reth ndeshjeve të cilat nga ana e organeve drejtuese të futbollit europian janë cilësuar si të trukuara.

Orges Shehi, Bajram Jashanica dhe Marko Radas janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me çështjen e trukimeve për të cilën klubi korçar u dënua nga Uefa me përjashtimin për një vit nga kompeticionet Europiane verën e kaluar.

Prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim në lidhje me këtë cështje që në tetorin e kaluar, kur ka marë në dorëzim edhe raportin e përkthyer të UEFA-s për çështjen në fjalë.

Pas fazës paraprake të shqyrtimit të raportit organi i akuzës ka lëshuar fletëthirje në cilësinë e personave të ftuar për të dhënë dëshmitë e tyre për 3 futbollistët e Skënderbeut, ndërkohë që burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se në të ardhmen do të thërriten për të dëshmuar edhe zyrtarë të klubit. Lojtarët janë pyetur për disa orë dhe kanë dhënë versionin e tyre.

Dënimi nga UEFA
Skënderbeu u dënua në verën e kaluar me përjashtim për një vit nga kompeticionet europiane me akuzën se kishte manipuluar rezultatin e disa ndeshjeve në Kupat e Europës si dhe ato vendase. Ekipi i Korçës i shpallur kampion sezonin e kaluar duhej të luante në Champions League, por pas dënimit në vend të tij luajti Partizani i vendit të dytë. Pas këtij dënimi Partizani kërkoi që t’I jepej edhe titulli i kampionit, por FSHF çuditërisht nuk e dënoi asnjëherë Skënderbeu, me arsyetimin se dënimin ia dha UEFA! Klubi korçar e apeloi vendimin e UEFA-s por edhe aty humbi.

Skënderbeu u dënua nga UEFA për trukim të ndeshjeve në Kompeticionet Europiane si dhe në ato kombëtare, akuzë kjo që nuk është pranuar kurrë nga Skënderbeu, që humbi çështjen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku për herë të parë, u morën si prova të vlefshme në shkallën më të lartë drejtësisë sportive monitorimet e flukseve të basteve. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) i dha të drejtë UEFA-s për vendimin. Sipas kësaj gjykate, “qeveria” e futbollit botëror kishte në dorë të paktën 50 raste të basteve të dyshimta, apo më mirë objektive, të sistemit të monitorimit të fluksit të parave “BFDS”. Sipas UEFA-s, Skënderbeu përmendej në raportin e monitorimit, më shumë se çdo klub tjetër europian.

Në pikën 67 të analizës sqarohej se, disa prej veprimeve në fushë në ndeshjet e kampionëve të Shqipërisë janë provë e qartë se ka pasur manipulime të rënda, me një mosrespektim të thellë të komunitetit sportiv. Ka gjithashtu video për të provuar manipulimet. Në shpjegimin e raportit 33-faqësh nënvizohet se, shumë kompani bastesh e kishin hequr klubin në fjalë nga kuotimi, për shkak se dyshonin se Skënderbeu kishte rënë prè e manipulimeve sportive. Katër takime në Kupat e Europës të skuadrës së Skënderbeut ishin mes provave, e më konkretisht ndeshjet ndaj Crusaders, Dinamos së Zagrebit, Sporting të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)