TIRANE- Prokuroria e Tiranes i ka dhënë fund hetimeve për dosjen e pronave te familjes së ish-gjyqtarit të ekzekutuar dhe ka dërguar për gjykim nën akuzën e falsifikimit, përfaqësuesin ligjor të familjes Toptani, Qemal Mulla. Hetimi nisi pas një kallëzimi ne Prokurori në janar të vitit te kaluar nga Ravik Mima. Ai ka paditur Mullën se në bashkëpunim me nëpunës të Arkivit Qendror të Shtetit, ka falsifikuar duke bërë pjesë të fondeve arkivore dokumente pronësie jo reale, të cilat më pas janë servirur si të rregullta nga ky institucion.

Në kallëzim thuhet se familja e tij, trashëgimtare e ish-pronarit Miltjadh Shallvari, është vënë në dijeni të dokumenteve false gjatë një konflikti pronësie me familjen e Azmi Toptanit, për disa toka të ndodhura në fshatin Hamallaj ne Durrës. Ishin pikërisht pasardhësit e Toptanit qe i kishin depozituar këto dokumente në agjencinë e kthimit te pronave ne Tiranë.

Në kërkesën për gjykim të depozituar ne Gjykatën e Tiranës thuhet se “Këto dokumente rezultojnë të jenë mbajtur me rapitograf, ndërkohë që ky mjet shkrimi ka hyrë në qarkullim dhe ka gjetur përdorim pas viteve 1990. Të gjitha dokumentet arkivore të përpiluara me shkrim dore, të vitit 1944 e më parë, mbaheshin vetëm me penë dhe bojë. Dokumenti në përmbajtje është një raport i thjeshtë, i cili nuk është firmosur as nga vetë personi që presupozohet ta ketë përpiluar, një dokument i tillë nuk mund të përmbante kurrsesi vulën e Ministrisë së Ekonomisë; vulat e Ministrisë vendoseshin vetëm në shkresat e dala nga vetë zyrat qendrore të Ministrisë dhe asnjëherë në shkresat e tjera. Gjithashtu, këto dokumente nuk kanë qenë të mikrofilmuar, ashtu si të tjerët në arkiv.” raporton tv vision plus.

Te gjitha këto pretendime, pas verifikimit te bere nga prokuroria kane rezultuar te vërteta. Në këto kushte, sipas Prokurorisë i pandehuri Qemal Mulla rezulton se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit te dokumenteve” në formën e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara. Akuza thekson se nga veprimet e tij janë cenuar marrëdhëniet juridike që mbrojnë veprimtarinë e rregullt të organeve të ngarkuara me shërbim publik për lëshimin e dokumenteve zyrtare të rregullt, si dhe janë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve.
Nderkohe qe ende nuk jane zbardhur autoret e vrasjes se gjyqtarit te gjykates se Vlores Skerdiland Konomi. ( ne foto: Skerdilajd Konomi)
(sg/shqiptarja.com)