Partia Demokratike nuk mund të bllokojë procesin e përafrimit të legjislacionit me BE, tha Taulant Balla. Ai kundërshtoi pakësimin e numrit të KZAZ-ve dhe hapjen e listave, të dyja kërkesa të PD.
“Kemi hyrë në muajin e 14-të të sesionit të tretë të kësaj legjislature. Të gjithë e dinë që kjo është legjislatura historike, ka një detyrë për përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE-së. Prirja për ta bllokuar këtë proces janë prirje që s’mund t’i pranojmë. Ligji i financimit të partive politike është i rëndësishëm edhe për zgjedhjet e 9 majit. KZAZ-të duhet të shtohen. Ne jemi kundër hapjes së listave për këshillat bashkiakë. Në grupin parlamentar të PS, sot 36 deputetë vijnë nga listat e hapura. Sot ke 1/3 e listës të mbyllur dhe 2/3 të hapur”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
‘Zgjedhorja’, Balla: Opozita të ndërpresë bojkotin e jetës parlamentare, do ta miratojmë të vetëm reformën nëse kalon afati (VIDEO)



