Çfarë do të ndodhë të hënën e
dorëheqjes së Berishës?
"Lavdi atyre që do vijnë" - baladë nga Arben Duka

Çfarë do të ndodhë të hënën e<br />dorëheqjes së Berishës?<br />"Lavdi atyre që do vijnë" - baladë nga Arben Duka
TIRANË - Kryeministri Berisha do të japë nesër dorëheqjen, për t’ia lënë vendin qeverisjes së të majtëve, të drejtuar nga Edi Rama.
 
Ndërkohë, 140 deputetët e zgjedhur më 23 qershor do të ulen nesër në orën 18.00 në sallën e Kuvendit, e cila është ristruktuar për të tretën herë brenda pak vitesh, pas tenderit të firmosur në ditët e fundit të drejtimit të kryeparlamentares në ikje Jozefina Topalli.
 
8 vjet pas marrjes së pushtetit, Sali Berisha pritet të dorëzojë të hënën detyrën si kryeministër i vendit.
 
Burime pranë kabinetit të kryeministrit në ikje bëjnë me dije se rreth mesditës së të hënës, pak orë përpara seancës së Kuvendit, Berisha do të takojë presidentin Bujar Nishani për të dorëzuar postin e tij e pas kësaj për t’ia lënë vendin qeverisjes së socialistëve.
 
Sipas Kushtetutës do të jetë Nishani, i cili pas propozimit zyrtar të Kuvendit do të dekretojë qeverinë e re, gjë e cila, sipas deklaratave paraprake të presidentit pritet të ndodhë brenda datës 12 shtator.
 
Paraditen e së hënës, rreth orës 11:00 demokratët pritet të zgjedhin edhe kreun e ri të grupit kuvendor. Mbledhja e parë e demokratëve si opozitë do të mbahet në selinë e re, ish-godina e SHQUP.
 
Edhe socialistët të hënën, pak orës përpara seancës së pasdites do të përzgjedhin kryesinë e grupit kuvendor, i cili do të drejtohet nga Gramoz Ruçi.
 
Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 zgjidhen për herë të parë, ndërsa vihet re prania e madhe e juristëve dhe biznesmenëve. Në sallën e Kuvendit do të ulen edhe 8 gazetarë, si dhe një numër më i madh deputetësh, krahasuar me legjislaturat e mëparshme.
 
Salla e organit ligjvënës, të cilën Jozefina Topalli e rinovoi tri herë, në mënyrë të papritur është pajisur me 140 kompjuterë të rinj, të lidhur në rrjet, një surprizë kjo e panjoftuar më parë.

Kompjuterat e rinj po montohen para se te zhvillohet seanca plenare e ditës së nesërme.
 
Mësohet se kompjuterët po montohen me urgjencë, para se të nisë sesioni i ditës së hënë. Tenderi për këtë shërbim duhet të jetë bërë ditët e fundit nga administrata e Kuvendit, me paratë e buxhetit të parashikuar për këtë vit për parlamentin shqiptar.
 
Kështu, ky tender është në vijim të tenderëve apo ankandeve të zhvilluara me emergjencë, pak momente para përfundimit të mandatit të të djathtëve.

kompjutera ne parlament
(Në foto: Salla plenare e pajisur me kompjutera)
kompjutera ne parlament

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë