Çfarë duhet të bëjmë
kur djersisim shumë?

Çfarë duhet të bëjmë <br />kur djersisim shumë?
Djersitja e tepërt është një problem shumë i përhapur, por shumë refuzojnë që të bisedojnë me mjekun, duke preferuar ta "bëjmë vetë", shpesh me rezultate të pakënaqshme. Nuk është për t’u habitur ky fakt, pasi sipas një studimi të kohëve të fundit, shumica e njerëzve nuk dinë as dallimin ndërmjet antidjersës dhe deodorantëve.

"Kur është shumë nxehtë, trupi reagon duke prodhuar djersë. Në disa njerëz ky proces prodhon edhe më shumë - thotë Giuseppe Micali, Drejtor i Klinikës dermatologjike të Universitetit të Catania.

Djersitja shkaktohet nga prodhimi i tepërt i djersës nga gjëndra ekrine, e stimuluar nga fibrat kolinergjike të sistemit nervor. Këto gjëndra djerse ekrine janë të dallueshme nga ato që janë aktivizuar në periudhën e pubertetit nën stimulin e hormoneve seksuale, dhe që nuk kanë asnjë rol në kontrollin e temperaturës së trupit.

Si ta “luftojmë”
Fillimisht është e nevojshme të trajtojmë kushtet që e shkaktojnë djersitjen. Është e rëndësishme të theksohet se trajtimi mund të personalizohet në varësi të shtrirjes së problemit dhe në varësi të preferencave të pacientit.

Në përgjithësi, zgjidhja e parë për format e buta, është me antidjersë me baze kripërash të aluminit, ose alumin zirkonium.
Shumë persona i ngatërrojnë këto produkte me deodorantët, që janë mbi të gjitha pregatitje kozmetike për shangien e erërave të pakëndshme në trup dhe nuk ndikojnë në prodhimin e djersës.

Ajo që duhet shtuar është së në qoftë se ju doni të ndërmerrni veprime në dy fronte, në shitje janë antidjersa të pajisura edhe me veprim deodoranti, për një aromë më të mirë.

Një tjetër ilaç, është iontophoresis, i cili synon të zvogëlojë sekretimit të gjëndrave ekrine duke përdorur elektricitet në një intensitet të ulët.

Në përgjithësi rezultatet janë të kënaqshme pas 10-15 seancash.

Në rast se trupi juaj nuk i përgjigjet këtyre terapive, ju mund të zgjidhni kirurgjine, për aq kohë sa ju besoni në duart e ekspertëve, për të minimizuar rrezikun e efekteve anësore dhe për të rritur shanset për sukses.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 50 urdhërarreste, Policia jep detaje: 13 u larguan nga Shqipëria para aksionit! 9 të tjerë dhe dy policë s'i kapëm dot

Operacioni i SPAK me 50 urdhërarreste, Policia jep detaje: 13 u larguan nga Shqipëria para aksionit! 9 të tjerë dhe dy policë s'i kapëm dot