Çfarë e shtyu Thaçin të dalë në
përkrahje të Izraelit dhe hebrenjve?

Çfarë e shtyu Thaçin të dalë në<br />përkrahje të Izraelit dhe hebrenjve?
PRISHTINE- Hashim Thaçi ka dalur hapur në përkrahje të Izraelit dhe habrenjëve në kulmin e konfliktit në Gaza. Ai përmes një postimi në "Facebook" iu kujtoi kosovarëve kontributin e dhënë për Kosovën nga disa personaliteteve të njohura me origjinë hebreje. Por çfarë e shtyu Thaçin të pozicionet në këtë konflikt?

Burime të "Express" thonë se Kryeministri ka qenë në presion të brendshëm për t’u deklaruar në përkrahje të Izraelit pas disa deklaratave të deputetëve të Grupit të tij Parlamentar.

“Ka qenë e turpshme veçanërisht deklarata e deputetit Gëzim Kelmendi për bojkotimin e pijeve amerikane. Ky është një turp shumë i rënd për ta mbajtur PDK-ja”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK’së në kushte anonimiteti për gazetën "Express".

Në vijim lexojeni të plotë deklaratën e Kryeministrit Thaçi në përkrahje të Izraelit.

Këto ditë përfundoi mandatin presidencial një nga veteranët e politikës dhe paqe-bërjës globale, Presidenti Shimon Peres. U bë president i Izraelit më 2007, kur edhe u takova me të gjatë një vizite qe e bëra në Jeruzalem dhe Tel-Aviv me ftesë të shtetit izraelit. Nobelisti Peres, edhe në atë kohë ishte përkrahës i pashoq i pavarësimit të Kosovës dhe shpesh ka spikatur publikisht pro-amerikanizmin e përbashkët të shqiptarëve dhe hebrenjëve. E mbaj në mend historinë e tij për shtet-ndërtim dhe paqe përkundër faktit që familja e tij në Poloni ishte zhdukur në Holokaust - krimin e pashoq në historinë moderne të njerëzimit. Edhe tek sa lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Kosova duhet të ketë kujdes t'i çmojë kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre si Presidenti Peres, kongresmeni i ndjerë Tom Lantos, Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Charles Chuck Schumer e dhjetëra përfaqësues tjerë të popullit hebre.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato