H3N2 është një virus që shkakton gripin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë tre tipa të gripit të zakonshëm A, B, C. Tipi i gripit A ka disa nëntipa të tjera dhe kombinime të viruseve. Disa nga nëntipat janë A(H1N1), A(H3N2), të cilat po qarkullojnë edhe te njerëzit në të gjithë botën. Tipi C i gripit është më pak i zakonshëm se A dhe B. Për këtë arsye në vaksinën e gripit sezonal përfshihet mbrojtja për tipin A dhe B.
Ky virus mund të gjendet te zogjtë, derri dhe njeriu. Eshtë një grip sezonal që vret thuajse 36 000 njerëz në SHBA, ndaj dhe rëndom quhet “gripi amerikan”. Aktualisht, pothuajse të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me një epidemi gripale.
Simptomat janë të rënda, çka mund të detyrojnë të sëmurin të qëndrojë në shtrat deri në dy javë. Virusi H3N2 mund të shkaktojë gjithashtu pneumoni.
Simptomat e H3N2 janë të ngjashme me simptomat e gripit sezonal, temperaturë, kollë, ethe, dhimbje fyti dhe dhimbje të muskujve. Sipas OBSH shumica e rasteve te evidentuara vijnë pas kontaktit të drejtpërdrejtë ose në afërsi të derrave, ose nga kontakti me personat që e kanë marrë këtë virus nga kafsha. Përhapja ndodh në të njëjtën mënyrë si dhe te viruset e tjera sezonale të gripit përmes kontaktit të ngushtë me njerëz të sëmurë të cilët mund të përhapin infeksionet e tyre përmes kollitjes apo teshtimave.
Mënyra më e mirë për ta parandaluar është shmangia e kontakt të ngushtë me kafshët, sidomos me derrat që duken të sëmurë, ose në rastet e pashmangshme të përdoren dorashka si dhe t'u qëndroni larg personave që tashmë e kanë këtë virus. Sipas OBSH, nuk ka një vaksinë parandaluese të posaçme kundër H3N2, ndërsa vaksina sezonale e gripit nuk është e projektuar për të mbrojtur organizmin kundër këtij virusi. Në momentin e parë që dyshohet për simptoma të këtij virusi veprimi i duhur është konsulta me mjekun e familjes e më pas adresimi për në spital apo në qendrat diagnostikuese.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com