Çfarë kërkon PS për qarkun e Lezhës

TIRANË - PS kundërshton vendimin e KQZ nr 701 date 10/07/2013, që shpall rezultatin e votimit per Zonën Zgjedhore Qarku Lezhë për zgjedhjet për Kuvendin 2013 dhe vendimit të KZAZ 15 për miratimin e tabeles përmbledhëse.

PS kërkon shpalljen e pavleshme të zgjedhjeve në QV nr 0907,QV nr.0910/1 Qv 0856 ,Qv.0856/1, QV.0857 Qv.0857/1, bazuar në nenin 124 dhe 126, neni 160, neni 161, pika 1 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
 
PS argumenton se në 4 QV në afërsi të Laçit, me numër Qv.0856 nr Qv.0856/1.Qv 0857 dhe Qv 0857/1, për shkak të vrasjes së komisionerit të LSI-së dhe plagosjes së disa personave solli largimin e zgjedhësve nga keto qendra votimi procesi i votimit ka qenë inekzistent. Ndërkohë që për QV 0907 dhe QV 09101 është zhvilluar votim fiktiv.
 
“Ngjarja e ndodhur është nje fakt i njohur publikisht dhe përsa i perket pjesëmarrjes në këto qendra votimi është shume i ulët në krahasim me të gjitha qendrat e tjera të votimit në KZAZ 15.”- thuhet në kërkesën ankimore të PS-së. 

Në QV nr 0907, e vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras është zhvilluar votim fiktiv, ku mund të jenë mbushur kutitë e votimit, duke prodhuar nje rezultat jo normal dhe alogjik.

Në përfundim te procesit të numërimin nga dokumentacioni zgjedhor, tabela e GNV rezulton se ka një pjesëmarrje 90.4% (560 votues nga 617 zgjedhes ne liste) te zgjedhesve dhe me një rezultat 72% per Koalicionin e Djathte dhe 28% për koalicionin e majtë.

Në krahasim me vitet e tjera, pjesëmarrja është shumë e madhe, duke vënë në dyshim të arsyeshëm hetimin e listës së zgjedhësve të kësaj qendre votimi.

”Nga krahasimi i pjesmarrjes se votuesve qe ka pasur kjo qender votimi ne zgjedhjet e vitit 2007 ,2009 dhe 2011 vihet re nje ndryshim shume i madh ku pjesmarrja votuesve per zgjedhjet e 2007 ka qene 57.2 % ne zgjedhjet e vitit 2009 ka qene 55.12% ne zgjedhjet e vitit 2011 ka qene 58% si dhe pjesmarrja e zgjedhesve ne te gjithe KZAZ 15 ka qe 52.12%...Vetem ky fakt do sherbente si dyshim i arsyeshem per te hetuar listen e zgjedhësve te kesaj qendre votimi .

"Ky rezultat i kesaj qendre, duke pasur parasysh edhe ne teresie atmosferen ne te cilen u zhvilluan zgjedhjen ne qarkun Lezhe, krijon bindjen jane hedhur flete votimi nga zgjedhes, komisioner apo persona te tjere, duke e deformuar dhe bere te paligjshem procesin e votimit ne kete QV.”- thuhet në kërkesën e ankimimit të PS-së.

Në Qendren e Votimit Nr. 09101 jane hedhur më shumë fletë votimi në kutinë e kësaj qendre votimi, se zgjedhës që kanë votuar në ditën e zgjedhjeve ne kete QV. Në baze te tabeles se grupit te numerimit ne kete QV jane gjetur ne kutine e votimit 6 flete votimi me shume se zgjedhes, qe kane votuar diten e zgjedhjeve, fakt i cili pasqyrohet ne tabelen e GNV nga shenimi i bere nga dy numeruesit M.Loli dhe Z.Doci.

PS kërkon të shpallë të pavlefshëm procesin e votimit në QV Nr.0907 dhe nr 09101. Sipas PS, në QV br 0907 Janë prodhur 200 deri ne 300 vota te kundraligjshme.
 
Eshte evidente shkelja e hapur e Kodit Zgjedhor qe ka ndodhur ne kete qender votimi, ku do mjaftonte qe 40 flete votimi te ishin hedhur ne kundershtim me procedurat e parashikuara nga nenet 105 dhe 106 te Kodit, qe kjo qender te shpallej e pavlefshme. 

”Në vlerësim të nenit 160/1/a në qendrat e votimit Nr.0907,nr 09101, 0856, nr.0856/1. nr. 0857 nr. 0857/1 kanë ndodhur shkelje të ligjit të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor duke ndikuar në ndarjen e mandateve në këtë zonë, ku diferenca midis koalicionit te djathte dhe te majtë është 39 vota, kurse numri i zgjedhësve, që kanë votuar në këto dy qendra në kundërshtim me ligjin, është disa herë me i madh. 

PROVAT QË PARAQITEN  DHE /OSE KËRKOHEN SI DHE NUMRI I TYRE
Ne baze te nenit 136 te kodit zgjedhor paraqesim si prova keto prova qe disponojme, si dhe kerkojme te na vihen ne dispozicion te hetimit administrativ pikat 5,6 dhe 7 e parashtruara me poshte, pasi jane ne dobi te gykimit te drejte dhe te paanshem.

1-Vendim nr 701 date 10/07/2013 i KQZ per nxjerrjen e rezultatit te votimit ne zonen zgjedhore qarku Lezhe.

2-Vendimi i KZAZ.15 Nr date per miratimin e tabeles permbledhese .

3-Tabelat e GNV per qendrat e votimit Nr. 0907 dhe Qv nr 09101 

4-Libri protokollit te mbledhjeve KZAZ Nr. 15 

5-Kutine e materialeve Zgjedhore per QV. Nr.0907 dhe Qv.nr.09101 

6-Lista e zgjedhesve, procesverbalet e hapjes dhe mbylljes per dhe librat e protokollit per Qv.nr 0907, Qv.nr.09101, 0856, nr.0856/1. nr. 0857 nr. 0857/1.

7-Te kerkohet nga Ministrise se Brendshme informacion mbi vendodhjen brenda apo jashte territorit te Republikes se Shqiperise ne date 23/06/2013 te shtetasve qe jane ne liste e zgjedhesve te QV.Nr.0907.

Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana