Ajo është shpallur “Femra më e bukur në Botë” nga revista “People”, ndërkohë që ditën e djeshme ka zgjedhur të shfaqet në publik mjaft natyrale.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë mungesa e unazës së martesës në gishtin e aktores Gwyneth Paltrow.

gwyneth paltrow

Në vend të saj Gwyneth kishte vendosur një tjetër aksesor.

Ajo ka qenë e parnishme në eventin e organizuar si shenjë bamirësie ndaj “East Hampton Library” në Nju Jork, ku ishin mbledhur një sërë shkrimtarësh.

Platrow ka folur rreth librit të saj “It’s all good”.

gwyneth paltrow

Aktorja bukuroshe ka firmosuar majft libra për fansat e saj dhe është fotografuar së bashku me një grup fëmijësh.

Ajo kishte zgjedhur një të shfaqej thjeshtë me një fustan të bardhë, i cili nxirrte në pah elegancën e saj.

(b.t/shqiptarja.com)