Mjekja urologe Drilona Drevata: Ja problemet më të zakonshme tek organet seksuale te meshkujt dhe sa i rëndësishëm është kontrolli

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja urologe nga Italia Drilona Ndrevataj e cila foli për një temë që mund të quhet disi tabu në Shqipëri që ka të bëjë me meshkujt kryesisht.

Pyetjes se pse është e nevojshme të urinosh pas një marrëdhënie seksuale, ajo ju përgjigj: ”Arsyeja kryesore është se urinimi ul mundësinë e shfaqjes së një infeksioni urinar, pasi bakteret që transmetohen mund të shkaktojnë infeksione dhe kjo gjë është e vlefshme për të dy gjinitë” u shpreh në fillim të bisedës mjekja, duke shtuar se kjo është vëre re më shpesh tek femra ku shfaqen dhe cistitet në terma mjekësor.

Më pas mjekja u ndal tek një fenomen që po shkakton probleme kohët e fundit, siç është impotenca tek meshkujt. Pyetjes a është ejakulimi i parakohshëm baraz me impotencë, mjekja u përgjigj negativisht dhe se ky “problem” vjen në një kohë të shpejtë, përpara se mashkulli ta dëshiroj atë.

Shkencërisht nuk ka studime që mund të quajnë me minuta një ejakulim të parakohshëm pasi është shumë specifike. Por cilët janë disa nga shkaktarët që kanë çuar në uljen e moshës së impotencës sipas mjekes?

“Kemi shkaktar fizik dhe shkaktar psikologjik, tek të parët flasim për të gjitha sëmundjet kardiovaskulare duke përfshirë hipertensionin, diabetin, ose probleme të ndryshme neurologjike, ose pacient që marrin ilaçe për depresion apo patologji të ndryshme” tha mjekja, duke shtuar dhe faktorët psikologjik që janë: “Ankthi i performacnës seksuale që është shpesh prezent tek meshkujt” tha doktoresha, duke shtuar se konsiderohet ankth, frika e zhgënjimit kundrejt partneres. Më pas ka shumë rëndësi dhe mënyra e jetesës me partneren, raporti solid me të.

Doktoresha foli dhe për një tjetër temë siç është tumori i testikujve.

"Së pari duhet të rekomandoja të gjithë meshkujt që të bëjnë një vetëkontroll të testikujve, siç e bëjmë dhe ne femrat vetëkontrollin e gjirit”.

Sipas saj ka anomali të ndryshme, si mbushja e testikujve me ujë që e rrit në dimension, për të shkuar pastaj tek varikocela është që është shqetësim, pasi zgjerohen enët e gjakut të testikujve, veçanërisht në testikulin e majtë.

“Më pas duhet bërë një spermogram që na ndihmon të kuptojmë a është prezente varikocela.Duhet thënë që një testikul është më i madh se trejtri dhe kjo gjë duhet të dihet nga të gjithë meshkujt” shtoi mjekja.

Sipas mjekes, marrëdhëniet seksuale dhe kanceri kanë lidhje me njëra tjetrën pasi sipas saj marrëdhëniet nuk janë shkaku i drejtpërdrejtë i një kanceri, por mund të jenë shkaktar i transmetimit të infeksioneve SST si HPV që mund te jenë përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës.

Në fund mjekja tha se ne duhet të sensibilizohemi për të njohur trupin tonë dhe të bëjmë kontrollet përkatëse në kohën e duhur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur