Çfarë ndodhi te banesa e ish-presidentit Topi?
Për shumë minuta mbi banesën e ish-presidentit Bamir Topi ditën e dielë ka qëndruar një helikopter ushtarak, duke shkaktuar frikë dhe terror tek familjarët e ish-kreut të shtetit por dhe tek banorët përreth, të cilët e cilësuan si të pazakontë ngjarjen.
Si vlerësohet kjo ngjarje nga familjarët dhe banorët?
Banorët e zonës dhe familjarët e ish-presidentit, pasi vetë Topi gjendej në një aktivitet të FRD në Çorovodë akuzojnë se ky është presion i qeverisë dhe nuk përjashtojnë mundësinë e përgjimit që është vendosur jo vetëm mbi aktivitetet e FRD por dhe banesat e eksponentëve kryesorë të kësaj partie, që rrezikon Berishën.
Po shpjegimi zyrtar cili është..?
Mësohet se nga Shtabi i Përgjithshëm i FA ky incident është cilësuar si i rastësishëm dhe ndaj pilotit përgjegjës janë marrë masat dhe ngjarja po verifikohet më tepër për të nxjerrë përgjegjësi. Ndërsa shefi i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, gjeneralbrigade Spirollari thotë se stërvitja ka qënë në Shkodër dhe se janë bërë fluturime të helikopterëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com