Çfarë përmban “pakti i stabilitetit” 
që Hollonde paraqiti në Parlament?

Çfarë përmban “pakti i stabilitetit” <br />që Hollonde paraqiti në Parlament?
Presidenti francez, François Hollande  mbajti dje një fjalim prej 45 minutash para deputetëve dhe senatorëve të mbledhur në Kongres në Versajë, nëpërmjet të cilit kërkoi të japë një përgjigje në nivelin e atentateve të së premtes 13 nëntor. Më poshtë vijojnë pikat kryesorte të planit të presidentit francez:

Në planin e brendshëm
Zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme
François Hollande i kërkoi Parlamentit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Francë për tre muaj. Ai shpreson në votimin e një ligji, që e përshtat me evoluimin e teknologjive dhe kërcënimit, deri në fund të javës. Ligji aktual mbështetet në dy masa të jashtëzakonshme, vendosja me arrest shtëpie dhe kontrolle administrative, që janë mënyra të nevojshme për të parandaluar akte të tjera terroriste.

Një reformë kushtetuese për të përshtatur përgjigjen e shtetit
Hollande shpreson gjithashtu në një reforme të Kushtetutës për t’i mundësuar shtetit të reagojë më mirë në situata krize. Ai vlerëson se ligji aktual që parashikon kalimin e plotë të pushtetit në duart e presidentit dhe izolimin total nuk është i përshtatshëm. Kushtetuta, sipas tij, duhet të japë një zgjidhje të përshtatshme për marrjen e masave të jashtëzakonshme për një periudhë të caktuar por pa qenë e nevojshme aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme dhe pa kompromentuar ushtrimin e lirive publike.

Heqja e kombësisë për personat me kombësi të dyfishtë
François Hollande deklaroi se kërkon heqjen e kombësisë për ata që kanë kombësi të dyfishtë në rast terrorizmi. Por kjo masë nuk duhet të ketë për rezultat që të shndërojë dikë në person pa atdhe, por i duhet hequr shtetësia franceze një personi që është dënuar për cënim të interesave themelore të kombit apo për një akt terrorist, ndonëse ai ka lindur në Francë, për sa kohë përfiton nga një kombësi e dyfishtë.

Krijimi i 8 500 vendeve të reja në siguri dhe drejtësi
Presidenti francez njoftoi krijimin e 8 500 vendeve të reja për sigurinë dhe drejtësinë si dhe fundin e reduktimit të financimit të ushtrisë.

Në planin e jashtëm
Franca do të intensifikojë sulmet në Siri, duke kërkuar realizmin e një koalicioni të vetëm

François Hollande njoftoi se Franca do të intensifikojë operacionet e saj në Siri. Presidenti francez ka kërkuar gjithashtu më shumë mbështetje nga aleatët e tij në kuadrin e OKB-së. Ai shpreson gjithashtu në krijimin e një koalicioni të vetëm kundër ISIS-it që bashkon amerikanët, rusët, iranianët, turqit, vendet e gjirit dhe evropianët.

Armiku është ISIS-i
Për François Hollande, presidenti sirian Bashar al Assad nuk mund të përbëjë një zgjidhje por armiku ynë në Siri është ISIS-i. Shefi i shtetit kërkon të evitojë që ISIS-i të përdorë luftëtarët e huaj për të ushtruar planet e shëmtuara të përgatitura në Siri dhe Irak.

Evropa duhet të reagojë
François Hollande vlerësoi gjithashtu se lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet në nivelin e Bashkimit Evropian. Ai shpreson të përdorë nenin 42-7 të traktatit të BE-së, që parashikon se “nëse një nga shtetet anëtare sulmohet të gjitha vendet anëtare duhet të solidarizohen me të”. Presidenti francez shpreson gjithashtu në një përforcim të kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ai kërkon gjithashtu miratimin para përfundimit të vitit 2015 të një liste evropiane të pasagjerëve ajrorë për të garantuar gjurmimin e kthimit të xhihadistëve dhe mundësinë për t’i arrestuar dhe marrë në pyetje.atsh

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit