Çfarë pritet nga largimi i CEZ-it nga sektori energjetik në Shqipëri?
Viti 2013 parashikohet që të përballet me sfidën e tij më të rëndësishme, fatin e shoqërisë CEZ Shpërndarje. CEZ Group, në momentin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, e konsideroi Shqipërinë si një treg të përshtatshëm, jo vetëm në aspektin e shpërndarjes së energjisë, por edhe në atë të investitorit në ndërtimin dhe operimin e burimeve të reja energjetike, i cili do t'i jepte një shtysë të mëtejshme këtij sektori, duke pasur parasysh, që CEZ Group përfaqëson edhe aktualisht shoqërinë më të rëndësishme në rajonin e Europës Juglindore. Heqja e pritshme e licencave që CEZ Shpërndarje zotëron në Shqipëri do të dekurajojë plotësisht të gjithë investitorët potencialë.
Kush e ka fajin për situatën e krijuar?
Për çekët, ajo çfarë ndodh në Shqipëri i ngjason një situate "surreale", ndërsa për palën shqiptare, nuk është gjë tjetër vetëm "papërgjegjshmëri" e kompanisë, në synim për të "fituar para" në mënyrë të padrejtë.
Çfarë parashikohet?
Në rast se do të hiqet licensa, shteti do të merrte të drejtën që të shpërndante energjinë, por gjithnjë duke përdorur objektet që e realizojnë teknikisht një gjë të tillë, që janë linja, nënstacione, fidra, etj. Këto asete kanë kaluar në pronësi të CEZ Shpërndarje në masën 76 për qind, pasi në ndërmarrjet e shpërndarjes paketën e aksioneve në minorancë vazhdon ta ketë shteti.
Parashikohet të nisin gjyqe pafund për detyrimet që kompania CEZ ka ndaj palëve të treta dhe anasjelltas. Efektet e para kanë nisur me bllokimin e llogarive bankare, duke detyruar kompaninë të paguajë vetëm rrogat, kurse investimet janë zero.
Që prej dy ditësh CEZ Group po publikon në gazetën "Financial Times" një ftesë për shprehje interesi nga investitorë të mundshëm që duan të blejnë paketën e saj të aksioneve në Shqipëri.
Sipas njoftimit investitorët e interesuar duhet të paraqesin informacion të hollësishëm mbi kompanitë përbërëse në rastin se janë një konsorcium, aktivitetet e tjera të biznesit që ata zotërojnë, garancitë financiare për blerjen e mundshme të CEZ-it dhe çdo shqetësim apo paqartësi që mund të kenë në lidhje me procesin.
Pas përfundimit të kësaj faze fillestare, CEZ njofton se do të vërë në dijeni kompanitë e interesuara me hapat e mëvonshëm të procesit. Në përfundim të një konflikti të gjatë me qeverinë shqiptare, CEZ ka paralajmëruar edhe më parë se do të shesë aktivitetin e saj në Shqipëri. Fjala është këtu për të shitur asetet e saj, ndërkohë që aktiviteti i shpërndarjes do të kontrollohet nga shteti. Kjo lëvizje ka shqetësuar shtetin shqiptar, sipas të cilit shitja e aksioneve duhet të shqyrtohet më parë nga Enti Rregullator i Energjisë, duke paralajmëruar se nuk do ta japë miratimin.
Privatizimi i OSSH, katër vjet më parë, nga kompania CEZ, duke blerë 76 për qind të aksioneve për 102 milionë euro, konsiderohet tani nga të gjithë i dështuar. Qeveria shqiptare zotëron 24 për qind dhe kërkon ta përdorë si manovër për marrjen e kontrollit të kompanisë, për t'i dhënë më pas drejtim menaxhimit të sistemit.
Por, sa është vlera aktuale e aseteve të ndërmarrjes?
CEZ ka hedhur poshtë propozimin e qeverisë për kthimin e aseteve kundrejt pagesës simbolike prej një euro. "Ne kemi blerë aksionet që na japin të drejtën e kontrollit të kompanisë, për rrjedhojë të aseteve, linjat, nënstacionet, etj. Nëse ERE na heq licencën për shërbimin e furnizimit me energji elektrike, dakord, por kush do ta realizojë tjetër këtë funksion, pasi linjat janë pronë e jona (aksioneri kryesor 76 për qind)? Ka shumë pikëpyetje që ERE nuk i ka të qarta", deklaron kompania CEZ. "Është si të thuash, p.sh., subjekti X ka blerë telefon celular (aksionet) dhe qeveria e ndalon (heqja e licencës) për ta përdorur, por sërish telefoni mbetet i X-it. Dilema qëndron se si qeveria do t'ia marrë "telefonin", pasi zotëron vetëm 24 për qind", tha një nga drejtuesit e saj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com