Çfarë pritet të prezantojë sot mbledhja e kryesisë dhe e grupit parlamentar të PS?
Kryeministri i zgjedhur njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mbledh sot kryesinë dhe grupin parlamentar socialist. Duke qënë vetëm tre ditë përpara thirrjes së sesionit të ri parlamentar, pritet që kryesia e PS të përzgjedhë me konsesus dhe emrin e ri për të drejtuar grupin parlamentar socialist në këto katër vite. Pritet qe Gramoz Ruçi numri dy i PS njëherësh dhe kryetar i grupit të PS në legjislaturën e kaluar të rikonfirmohet sërish në krye të deputetëve socialistë. Mendohet të ketë dhe një kandidat rival, atë të deputetit të qarkut Elbasan Taulant Balla.
 
Cilët do të jetë postet e tjera në Kuvend që presin emrin e dalë nga kryesia dhe grupi parlamentar i PS?
Mësohet se pritet të përzgjidhet dhe të vendoset dhe për emrin që do të përfaqësojë PS si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Duke qënë se Rama ka deklaruar se grupi parlamentar i PS do të kryejë një volum të madh pune në Kuvend dhe janë personat më profesionistë dhe më me përvojë për ta krye një punë të tillë, dhe si zëvendës i në krah të Ilir Metës emri do përzgjidhet mes kandidatëve si Valentina Leskaj, Arta Dade, Pandeli Majko apo Namik Dokle.