Çfarë të bëni në rastin e një sulmi
terrorist? MOS u shtirni si të vdeku

Çfarë të bëni në rastin e një sulmi<br />terrorist? MOS u shtirni si të vdeku
Nëse e gjeni veten në mes të një sulmi terrorist të ngjashëm me atë që goditi Parisin javën e kaluar, MOS u shtirni si të vdekur. Zyra Angleze për Sigurinë Kombëtare Kundër- Terrorizmit ka nënvizuar çfarë duhet bërë në rast të një incidenti të papritur.

Këshillat janë mbështetur në ngjarjen që ndodhi në Paris, më saktësisht në sallën e koncerteve 'Bataclan', ku pati edhe më shumë viktima. Disa prej personave të pranishëm mundën të shpëtojnë duke u shtirur si të vdekur në mes të pellgut me gjak.

Por raporti thotë se 'nëse ju mund ta shihni sulmuesin, me siguri edhe ai mund t'ju shohë juve'. Nëse ndodheni në një situatë të ngjashme (larg qoftë), ja çfarë duhet të bëni:
 
1. Mbathjani nëse mundeni.

2. Merrni në konsideratë mundësitë me të sigurta.

3. Ka një rrugë të sigurtë? VRAPO, nëse jo, FSHIHU.

4. Mund të shkoni atje pa u ekspozuar ndaj ndonjë rreziku më të madh?

5. Këmbëngulni që edhe të tjerët të largohen me ju.

6. Lërini sendet tuaja pas, shpëtoni veten.
 
Për ata që nuk janë të aftë të gjejnë një rrugëdalje, në raportin e Zyrës Angleze për Sigurinë Kombëtare Kundër- Terrorizmit këshillohet që të gjejnë strehim tek një mur i qëndrueshëm.

Në dokument thuhej se fakti që nuk mund ta shihni skenën e ngjarjes, nuk do të thotë se jeni të mbrojtur pasi 'plumbat depërtojnë mes xhamit, tullave, drurit dhe metalit'. Aty kishte këshilla edhe për atë që duhet të bëjnë kompanitë nëse ndërtesat e tyre bëhen shënjestër e një sulmi terrorist.

Mes të tjerash, kompanitë duhet të njoftojnë njerëzit për atë që po ndodh. Mund të vendosin një alarm të posaçëm për sulme terroriste, një sistem mesazhesh brenda rrjetit të punonjësve ose një njoftim në kompjuterat e gjithësecilit.

Disa vende europiane ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara, janë nën alarmin e sulmeve terroriste pas ngjarjes në Paris. Ekspertë të sigurisë thonë se Shteti islamik mund të ketë të tjera sulme te planifikuara.
terrorist
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës