Çfarë thonë bestytët për të Premten
e zezë që përkon me datën 13

Çfarë thonë bestytët për të Premten<br />e zezë që përkon me datën 13
Eshtë konsideruar shpesh një kombinim fatal: e premtja e zezë dhe data 13. Dy të dhëna në kalendar, që nuk ndodh të takohen shpesh, por që kur takohen konsiderohen tersndjellëse.
 
Të paktën 2 shekuj më parë ka të dhëna që njerëzimi i ka konsideruar këto takime datash, si ters.
 
Disa qytetërime e lidhin tersin e së premtes me emrin skandinav të perëndeshës së pjellorisë dhe dashurisë, Frigga. Në këtë ditë, njerëzit nuk martoheshin dhe nuk udhëtonin.
 
Të tjerë e lidhin me Kristanizmin, ditën e kryqëzimit të Krishtit, ndërsa numri 13, personifikon 13 personat e ulur në tavolinë tek “Darka e fundit”.
 
Deri mbrëmjen e djeshme, parathënie të tilla mund të konsideroheshin fryt i bestytnive të vjetra apo fobi të njerëzve supersticiozë.
 
Por ngjarjet kaotike, duket se i dhanë një tjetër sens këtyre datave kalendarike.
 
Lajmi i parë ishte ai i një tërmeti të shkallës 4.5 balle në gjirin e Meksikës. Fatmirësisht nuk u raportuan viktima dhe lajmi kaloi pa shumë vëmendje.
 
Thuajse në të njëjtën kohë, mediat ndërkombëtare raportuan në Bagdad një shpërthim, që shkaktoi të paktën 18 viktima dhe që mori autorësinë e shtetit islamik.
 
Ndërkohë, ngjarja që i prishi qetësinë vecanërisht Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u raportua rreth orës 22:30 në kryqytetin Francez. Sulme me armë dhe shpërthime të njëpasnjëshme, në një sërë aktesh terroriste, që shkaktuan më shumë se 150 viktima.
 
Ishte ky lajmi, që shkaktoi shok dhe mbërtheu gjithë mediat ndërkombëtare, teksa në Japoni u njoftua për një tërmet të fuqishëm, të shkallës 7.0, ndërsa shtetit aziatik u vu në alarmin e mundësisë së një cunami.
 
Një panoramë, apokaliptike e botes, veshtire për të besuar që ndodhi në harkun e shumë pak orëve.
 
A ishte e premtja e zezë e datës 13 Nëntor, shkaku i kaosit që preku globin?
 
E djeshmja, ishte e premtja e tretë dhe e fundit e vitit 2015, që përkonte me datën 13./DITA/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur