Çifti, 10 vite burg, vendosën
tritol për të vrarë burrin

Çifti, 10 vite burg, vendosën<br />tritol për të vrarë burrin
Një 22-vjeçare është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, pasi së bashku me të dashurin shtetasin Lulzim Metën, kanë tentuar të vrasin burrin e saj Enderim Lazaj, ku më pas kishin planifikuar të jetonin së bashku në banesën e tyre,tek zona e pallateve të Malajzianit. Gjatë dhënies së vendimit Klodeta Metkola është përlotur duke i kërkuar gjyqtarit të çështjen mëshirë dhe se ka shfaqur pendesë. Nisur nga kjo situatë gjykata e Tiranë ka vendosur ti ulë masën e dënimit nga 9-vite burg që kishte kërkuar prokuroria në katër vjet. Ndërsa për bashkëpuntorin tjetër në këtë krim Lulzim Meta, gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin e tij me 6-vjet heqje lirie për akuzat e "Shkatërrimit të pronës me eksploziv, kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa lejë e armëve luftarake dhe municionit në bashkëpunim". Gjatë dhënies së vendimit trupi gjykues e cilësoi si të padrejtë akuzën e "Vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim", me argumentin se dy të dashuruarit e pandehur nuk kanë dashur ta vrasin shtetasin Enderim Lazaj, por ta trembin atë me qëllim largimin nga banesa. Sipas gjykatës një gjë e tillë del edhe nga bisedat e përgjuara mes tyre si dhe disa nga letrat kërcënuese që autorët i kanë ngjitur tek derra e shtëpisë. Pas 16-të seancash gjyqëosore, togat e zeza i dhanë fund shqyrtimit gjyqësor duke dënuar me 10 vite burg çiftin e të dashuruarve.

NGJARJA
Sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton se në datën 28 janar 2010, rreth orës 12:00, në Rrugën e Durrësit brenda në furgonin e shtetasit Enderim Lazaj me targa TR 0254 T është gjetur një sasi lënde eksplozive, e cila nuk ka shpërthyer. Është gjetur një pako në formë cilindrike e mbështjellë me natriban të zi, ku pasi u hap kjo pako u konstatua se është një sasi pluhuri me ngjyrë të verdhë që dyshohet si lëndë eksplozive. Gjithashtu është konstatuar dhe një kapsollë elektrodetonatore, e cila ishte lidhur me sitemin elektrik të dritave. Në bazë të aktit të ekspertimit xhenier është konkluduar se lënda e gjetur ishte tritol. Ndërkohë, në datë 21 shkurt 2010, rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Rruga e Durrësit, kompleksi i Pallateve Malajziane, brenda në shtëpinë e shtetasit Enderim Lezaj është vendosur një sasi tjetër lënde eksplozive, ku pasi ka shpërthyer janë shkaktuar dëme të rënda materiale, ndërsa nuk ka pasur dëmtime në njerëz. Lënda eksplozive ka shpërthyer në momentin që Lazaj ka ngritur automatin e energjisë elektrike, pasi kishte konstatuar se apartamenti i tij nuk kishte energji, ndërsa apartamentet e tjera në pallat kishin.Edhe në këtë rast sasia ishte tritol në masën 500 gramë. Në bazë të aktit të ekspertimit xhenier është konkluduar se: Në të dyja rastet, lloji dhe sasia e lëndës plasëse është e ngjashme (tritol), në sasi rreth 500 gramë secila. Fijet e telit të marra në cilësinë e provës materiale në të dyja rastet janë të ngjashme, pra janë të kapsollave elektrike. Mekanizmi i shpërthimit është i njëjtë në të dyja rastet, me përdorim të energjisë elektrike.

ZBULIMI I AUTORËVE
Nga veprimet hetimore e operative të kryera në lidhje me këto dy ngjarje ka rezultuar se shtetasi Enderim Lezaj bashkëjetonte me të pandehurën Klodeta Metkola, me të cilën nuk ka lidhur martesë ligjore, por ka bërë dasmë tradicionale midis familjeve. Kjo martesë është bërë me shkuesi dhe ka pasur probleme të shumta në marrëdhëniet midis tyre. Sipas kërkesës për gjykim të prokurorisë, Klodeta Metkola kishte filluar një lidhje intime jashtëmartesore prej disa vitesh me shtetasin Lulzim Meta dhe dyshohej se së bashku me të ishin autorët e ngjarjeve të mësipërme. Për këto arsye, janë vendosur në përgjim numrat telefonikë celularë të përdorur nga Klodeta Metkola dhe Lulzim Meta. Njëkohësisht e pandehura Klodeta Metkola e informonte të pandehurin Lulzim Meta në lidhje me veprimet që kryheshin nga organi procedues për me ngjarjet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë