Një çift francez është gjendur pajetë në shkretëtirën e Nju Meksikos pasi sakrifikuan për të shpëtuar jetën e djalit të tyre.

David Steiner 42-vjeç dhe gruaja e tij Ornella Steiner 51-vjeç, nuk ishin furnizuar me sasi të mjaftueshme uji dhe kanë vdekur si pasojë e dehidratimit gjatë një ekskursioni në shkretëtirë, ndërsa djali i tyre 9-vjeç u gjend pranë trupit të pajetë të babait.

Sipas hetuesve 9-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore pasi prindërit i jepnin dy gllënjka ujë për çdo një gllënjkë që pinin vet. Djali i vogël ishte shumë më i vogël se prindërit në përmasa dhe piu 2 herë më shumë ujë se ata.

Ishte i hidratuar mirë në krahasim me ata të dy, megjithatë mund të konsiderohej i dehidratuar. Ata e nisën ekskursionin e tyre në orën 1 të drekës dhe gjetën vdekjen gjatë orëve të pasdites.

Nëna e djalit fillimisht ankohej se kishte dhimbje në gjunjë dhe tha se do të kthehej në makinë, pa e ditur që nuk do të shiheshin më kurrë. Ajo vdiq pa arritur ende në makinë.

Djali i vogël, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është nën kujdesin e gjyshes së tij.
cifti francez
cifti francez
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)