GREQI- Një shqiptare, 46 vjeç, u kap dje vonë në mbrëmje në Grammenitsa të Artës, pasi kishte hyrë për të grabitur në shtëpinë e një çifti policësh.
Mediat greke bënin me dije se gruaja u kap në flagrancë nga pronarët e shtëpisë, të cilët janë policë dhe ndihmuan policinë dhe Departamentin e Sigurisë së Artës.
Siç mësohet nga mediat greke, 46-vjeçarja kishte hyrë nga dera kryesore e shtëpisë dhe arriti të merrte disa sende floriri. Pronarët e shtëpisë kuptuan se diçka nuk shkonte në kohën kur u kthyen në shtëpi dhe e kanë arrestuar menjëherë shqiptaren.
Ndërkaq, 46-vjeçarja është përpjekur të shpëtonte, duke i sulmuar si dhe u ka shkaktuar lëndime trupore. Policia ka konfiskuar sendet e vjedhura, një palë çorape dhe një palë doreza.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com