Çifti Obama, xhelozia e zonjës
së parë tregohet në një libë

Çifti Obama, xhelozia e zonjës<br />së parë tregohet në një libë
Në librin "The Amateur" (Amatori), shkrimtari Eduard Klein flet për mandatin e parë të presidentit Barak Obama. Në këtë libër ai ka guxuar të shprehet edhe për disa detaje në lidhje me marrëdhëniet e tij me Zonjën e Parë amerikane, Mishel Obama. Një pjesë e librit merret me sqarimin e "xhelozisë së pazakontë" të Zonjës së Parë. Sipas autorit të librit, Eduard Kleinit, kjo e fundit ka kaq pak besim te bashkëshorti, saqë e viziton shpesh dhe papritmas për të parë se çfarë bën ai. Në librin "Amatori" thuhet se Mishel e kundërshton edhe miqësinë e ngushtë që presidenti ka me Oprah Winfrey, dhe se e shmang atë, nën pretekstin se i "urren njerëzit e shëndoshë". Ka shumë gjasë që këto të dhëna ta nxjerrin zonjën Obama si një "grua të egër" - gjë që ajo e ka mohuar në fillim në vitit.

Po ashtu, publiku mund edhe të ngrejë çështje në lidhje me martesën 20-vjeçare të Obamës, meqenëse në të kaluarën çifti zihej shumë, saqë ishte edhe fare pranë ndarjes.

Disa nga pjesët e librit të Kleinit janë publikuar në gazetën njujorkeze 'The New York Post". Në to citohet një burim i afërt me Oprah Winfrey, i cili thotë: "Michelle është xheloze, por në një mënyrë krejt të pazakontë. Pjesa më e madhe e njerëzve, pasi që të kenë kaluar disa vite martese, krijojnë besim dhe nuk iu vihen partnerëve prapa për t'i kontrolluar, por kjo nuk mund të thuhet kurrë për Mishelen. Ajo këmbëngul që të dijë çdo gjë".

Sipas asaj që thuhet në libër, pak javë pas fitores në zgjedhjet e vitit 2008, Obama iu dha prioritet këshillave të Oprah e jo Michelle's.
"Kur ajo (Oprah) i telefonoi, ai i la të gjitha punët ashtu që të mund të fliste me të. Flisnin për strategjinë. Oprah ishte ajo që kishte ndikimin", theksohet në libër. Del se ishte pikërisht ky momenti kur Mishel Obama "u tërbua" nga shkaku i këtyre telefonatave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut