Ky çift nisi të kishte probleme në martesën e tyre dhe si adhurues të jetës e kulturës së viteve ’50-të, vendosën të gjenin shpëtim pikërisht duke u kthyer në këtë peridhë kohore, për të cilën gjyshërit e tyre u kishin thënë se çdo gjë ishte më e bukur dhe ata ishin më të lumtur. Duket si një udhëtim në kohë, por në fakt është krejtësisht e vërtetë.
49 vjeçarja Mandy Jones, vendosi t’i rikthehej stilit të jetës të viteve 1950 dhe thotë se kjo lloj jete e ka shpëtuar vërtetë martesën e saj. Ata u kujdesën të ndryshonin çdo mobilie në shtëpinë e tyre, që nga ngjyrat e mureve, orenditë e vjetra por dhe mënyra e tyre e të sjellurit. Ata kërcejnë këngët më të bukura të atyre viteve, me vallëzimin karakteristik dhe kjo ka afruar shumë më tepër.
Gjatë fundjavave të tyre ata realizojnë piknikë dhe asgjë nuk është më si më parë, me rutinën e përditshme ku kishin ngelur prej kohesh. Jones ka nisur të gatuajë tre herë në ditë, si dhe pastron e qep çorapet e burrit të saj Gary. Ajo gjithashtu vishet me fustane të vjetra, nget një Chevrolet të 1949-tës dhe dëgjon këngë nga jukebox, si adoleshentët para 60 vitesh.
Jones thotë se njerëzve mund t’u duket e çuditshme por ajo e dashuron këtë lloj jetese. Sipas saj është pikërisht ky ndryshim rrënjësor në jetën e tyre që i ka bërë të kenë sërisht një martesë të fortë, duke treguar përkushtim më të madh, çka e bën burrin e saj më të lumtur. Madje ajo ua sygjeron të gjithëve që të ndryshojnë nga pak drejt kësaj mënyre jetese, pasi do të kuptojnë vlerat e vërteta të saj.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com