Veteranët Sydnor Thompson dhe bashkëshortja e tij prej 67 vjetësh, Harriette, rikrijuan skenën e puthjes së famshme në Times Square për të festuar ditën e fitores mbi Japoninë në vitin 1945. Çifti nga Karolina Veriore dhanë puthjen përballë statujës 1,8 metra të lartë të fotografisë së famshme.
Gjatë ceremonisë Harriette tha se ndihej shumë e lumtur që puthja e tyre po përdorej si simbol i shpirtit të viteve 45. Çifti Thompson u zgjodh pasi 91 vjeçarja shënoi rekordin botëror për maratonën më të shpejtë të vrapuesve mbi 90 vjeç, në San Diego, Kaliforni.
Historia e çiftit që u martuan dy orë pas diplomimit të tyre është vërtet emocionuese, për mënyrën sesi ja kanë dalë të mbajnë gjallë njëri-tjetrin përmes dashurisë.
Për Sydnor kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, pasi përveç dashurisë për bashkëshorten, ndihet i emocionuar që luan një rol të rëndësishëm për brezin e moshatarëve të tij, si motivim dhe rikujtim i fundit të luftës në 1945-ën. Ky event që shënon 70 vjetorin e kësaj ngjarje zgjati disa orë dhe mjaft njerëz ishin mbledhur për të intervistuar çiftin e famshëm.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO