Kuvendi i sotëm i Kosovës reflekton në mënyrë autentike gjendjen e politikës dhe të shoqërisë kosovare.
Çka është sot Kuvendi i Republikës së Kosovës? Një TV Show? Një Big Brother permanent, ku askush prej pjesëmarrësve nuk përjashtohet, po ku nuk mungojnë thuaja të gjitha ‘mëlmesat’ e një ‘spektakli’ të kësisojt? Një Hajd Park autentik ku mund të dëgjohen fjalime të të gjitha llojeve, shumica dërrmuese pa kurrfarë efekti real politik, që bëhen sa për sy e faqe dhe për një vote më shumë në zgjedhjet e ardhshme? Një vend ku qërohen hesapet e të gjitha llojeve, jo vetëm në raportet midis partive politike, por edhe brenda vetë llojit, brenda vetë partisë a subjektit politik? Një sallë ku ka edhe performansa artistike-politike? Një vend ku simulohet dhe stimulohet grusht-shteti? Një cirk i llojit të veçantë? Sidoqoftë, a është Kuvendi një fuqi e ushtruar e votës së përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës në miratimin e Ligjeve? Apo, madje, edhe një pushtet që mundohet të jetë mbikëqyrës i punës së Qeverisë së Kosovës? Më në fund, a është Kuvendi një vend ku gjithnjë e më shumë po merret vesh që as Qeveria dhe as Opozita nuk kanë fuqinë e mirëfilltë politike, apo, që gjithnjë e më shumë po barazohen, në sytë e qytetarëve të rëndomtë të Kosovës, në pafuqinë e tyre karshi dobësimit përherë e më të madh politik, ekonomik dhe social të vendit?
Pyetjet që shpërthyen më lart, pos tjerash, janë edhe pasojë e përmbylljes së sesionit pranveror të këtij Kuvendi, gjë që solli statistika dhe vlerësime të shumta, në radhë të parë të karakterit teknik, për cilësitë dhe mangësitë e kësaj legjislature, të bërë a të krijuar me zgjedhjet më të këqija parlamentare që ka pasur Kosova që prej se këtupari është instaluar demokracia parlamentare, në ato të dhjetorit të vitit 2010. Lindja e këtij Kuvendi pra, është bërë në rrethanat tepër problematike, me zgjedhje të jashtëzakonshme, pas një krize të thellë politike në relacionet midis dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së, dhe me një krizë që karakterizoi vetë zgjedhjet si të tilla.
Pakkush atëbotë pati menduar që ky Kuvend do të ketë jetë më të gjatë se 12-18 muaj. Por, në ndërkohë, ndodhi realiteti politik i cili imponoi kontinuitetin e një qeverie, të një kuvendi, të një presidenti, në mungesë të opsioneve të tjera, që dolën të jenë pengje të ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, të domosdoshmërisë së zhvillimit të dialogut politik të Kosovës dhe Serbisë, të raportit të forcave në skenën politike të vendit që shquhej me një barazi para pafuqisë, të pritjes së afatit pak a shumë të rregullt të zgjedhjeve, etj.etj.
Ky Kuvend gjithsesi pra, në shkurtin e vitit të ardhshëm do t’i bëjë tri vjet ekzistencë, për ta përmbyllur kështu një cikël të rëndomtë trevjeçarë të të gjitha parlamenteve që janë krijuar në Kosovë që prej vjeshtës së vitit 2001, kur u mbajtën zgjedhjet e para të përgjithshme në vend.
Ky Kuvend, është i dyti që ka reflektuar mundësinë e zgjedhjes së deputetëve në Listat e hapura, të cilat shumë para se ta fuqizojnë mundësinë që qytetari të përzgjedh vetë përfaqësuesin e tij në një legjislaturë, janë bërë burim i manipulimit masiv të votës nga ana e komisionerëve.
Ky Kuvend është i pari që ka dalë, objektivisht, si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese(rasti i Presidentit Fatmir Sejdiut), dhe që në disa raste, ka marrë një drejtim të caktuar si pasojë e vendimeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese.
Ky Kuvend në tërësinë e tij, por në masë të madhe, edhe në përbërjen e tij individuale, është anatemuar nga të gjitha anët, është fyer dhe është përbuzur nga jashtë dhe nga brenda.
Ky Kuvend është përfshirë në debate të tilla politike, duke përdorur gjuhë të padëgjuar ndonjëherë në politikën kosovare, të cilat për një vështrues të rastit, do ta paralajmëronin, në rastet më të rënda, edhe shpërthimin e konflikteve politike të të gjitha llojeve, me të gjitha mjetet e mundshme.
Ky Kuvend ka pasur edhe orë të recitaleve poetike-patriotike, të ligjeratave historike dhe politike për ‘opinionin e gjerë’, të deliriuemeve kuazi-kombëtare. Ku Kuvend, veçmas në pranverën e këtij viti, ia mori rolin sallës së Teatrit Kombëtar dhe Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë, për t’i mbajtur Mbledhjet përkujtimore në respekt ndaj heronjve të luftës.
Ky Kuvend e ka tepër të vështirë, për shumë shkaqe pra, të shfaqet si vend ku një deputet, një politikan, do të arrijë të kryejë si duhet, me nder, detyrën për të cilën është ngarkuar me votën e qytetarëve.
Ky Kuvend e ka thuaja të pamundur që te një vendimmarrje të rëndësishme politike, të mbërri në mënyrë të rregullt, pa tensione të mëdha politike, pa debate të zjarrta që ndajnë taborret parlamentare në ‘patriotë’ dhe ‘tradhtarë’.
Ky Kuvend, pos tjerash, ka treguar të mirat dhe të këqijat e transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, i cili vjen e bëhet, realisht, përcaktues i kahut të një seance, të një debati dhe të një shqyrtimit të temave me rëndësi sipërore. Mund të supozohet se çfarë do të ishte rrjedha e punimeve të Kuvendit në mungesë të kamerës televizive. Por neve, si po duket, na duhet transmetime live i budallakive të të gjitha llojeve. Apo jo.
Ky Kuvend ka dëshmuar që orientimi politik në Kosovës sot nuk është e djathta, e majta, qendra dhe të ngjashme. Orientimi i vetëm është të ‘jesh interesant’, në të gjitha mënyrat e mundshme.
Dhe pikënisje dhe pikarritje e vetme është interesi.
Dhe problemi më i madh, në fakt është që Kuvendi reflekton në mënyrë goxha autentike gjendjen e politikës dhe të shoqërisë kosovare.
Marrë nga gazeta "Express".
/Shqiptarja.com