Çlirimi i Prishtinës, sot 15
vjet nga largimi i trupave serbe
Sot shënohet 15 vjetori i hyrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë dhe fillimi i largimit të forcave serbe nga Prishtina.
Sot shënohet 15 vjetori i hyrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë dhe fillimi i largimit të forcave serbe nga Prishtina.
Çlirimi i Prishtinës dhe i gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe të veprimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve në ish Jugosllavi.
Përvjetori i çlirimit të Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës, shënon fundin e një epoke të gjatë të përpjekjeve tona për liri, demokraci, pavarësi. Në të njëjtën ditë, pa koordinimin e NATO-së, në Kosovë kanë hyrë edhe forcat ruse, të cilat janë stacionuar në Aeroportin e Prishtinës.
Për nderë të 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës organizon një varg aktivitetesh: Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë shfaqet program i shkurtër artistik, flasin Drejtori i Arsimit, Jusuf Thaçi, dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe bëhet ndarja e certifikatave dhe dhuratave për vendin e I,II, III. Shpërblim po ashtu do të ketë dhe për esenë më të mirë në Konkursin në shkallë komune “Gjuhëtari i Ri 2014”. Po ashtu, do të zhvillohen dy ndeshje sportive miqësore në mes të ekipeve të Gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës, dhe Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës:
Kurse, Qendra Kulturore e Fëmijëve, pasdite organizon koncert me këngë dhe valle në Sallën e Kuqe, si dhe ekspozitë me punë dore nga fëmijë të shkollave fillore.
Ndërsa, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ndanë mirënjohje për të diplomuarit e gjeneratës së parë të Normales së Prishtinës, me rastin e 60-vjetorit të diplomimit të tyre. Në të njëjtën kohë, Kryetari Ahmeti do ta shpallë “Qytetar Nderi” të Komunës së Prishtinës, veteranin e luftës, ish-komandantin e Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, oficerin e karrierës nga Tirana,Adem Shehu, për të vazhduar në mbrëmje me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”./Kosovapress/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 1056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Eliminohen Roma dhe Mourinho, Man. United i falet kapitenit! Çiftet çerekfinale të Europa League
14 Mars, 08:53
-
Bisedimet e paqes, Reuters: Rusia do të përjashtojë të dërguarin special të Trump për Ukrainën
14 Mars, 08:39
-
Sot Dita e Verës, urojnë presidenti Begaj dhe kryeministri Rama: Gëzuar të gjithë qytetarëve
14 Mars, 08:11
-
Pas 6 vitesh punë, sot hapet tuneli i Murrizit! Do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë
14 Mars, 07:55
-
Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
14 Mars, 07:44
-
Shpërthim me tritol në një lokal në Lezhë, vetëm dëme materiale! Report Tv sjell pamjet! Në 2017 pronari i arrestuar për drogë
14 Mars, 07:23
-
Mos i nënvlerësoni takimet dhe njohjet e reja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
14 Mars, 07:15
-
Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtë pagane! Urojnë Rama e Begaj
14 Mars, 07:03
-
Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti
13 Mars, 22:50
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30