Çlirohet zona poshtë digës së Liqenit artificial në Tiranë nga qindra ton mbetje inerte, pjesë e Aksionit të 6-të Kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë” në kuadër të Aksionit botëror “Let’s Clean the World”.
 
Mëngjesin e së premtes Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë nisën aksionin “Ta pastrojmë Tiranën”, aksion pastrimi i cili zyrtarisht u hap në fushën poshtë digës së Liqenit Artificial me pjesëmarrjen e UKT, DPN 1, DPN 2, Njësia Administrative nr. 5, si dhe me kompanitë private AlbBuilding, Salillari, Fusha të cilët kontribuuan me mjetet e transportit të rëndë.

Aksioni u mbështet nga AKM, AMK, IKM me masa për subjektet kundravajtëse.
 
Ndihmuan aksionin e sotëm edhe firma Everest me qese si edhe Shkolla “Petro Nini Luarasi” me vullnetarë. Prej pesë vitesh aktive në Shqipëri, Green Line Albania ndërmerr kështu aksionin e gjashtë të Lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë”.

Pavarësisht motit jo të favorshëm, pastrimi vazhdoi deri pasdite vonë, duke synuar pastrimin dhe rehabilitimin e zonës poshtë digës së Liqenit.
 
Në përfundim, vetëm nga aksioni në këtë zonë të Tiranës, bilanci rezultoi me plot 500 metra kub mbetje e inerte të evaduara në një ditë. 

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com