Çmimet e ilaçeve, qeveria
“pazar” me importuesit

Çmimet e ilaçeve, qeveria <br />“pazar” me importuesit
TIRANE- Rregullat e reja janë bërë publike dje në mbledhjen e këshillit të ministrave. Që do të thotë se tashmë çmimet “CIF” referente do të vendosen vetëm pasi të jenë krahasuar me ata të vendeve të tjera fqinje. Sipas kryeministrit Berisha, duke zotëruar këtë informacion u kërkohet kompanive farmaceutike ulja e çmimit. “Si vende referente për krahasimin e çmimeve janë përzgjedhur vende, të cilat zotërojnë dhe ofrojnë informacion të saktë për çmimet e tregtimit të barnave në vendet e tyre. Janë përzgjedhur Italia dhe Greqia, si vende nga të cilat ne importojmë sasi të mëdha barnash dhe Maqedonia, si vend me karakteristika të tregut të ngjashme me tonat, veçanërisht për sa i përket numrit të përafërt të popullsisë”, - ka deklaruar kryeministri Berisha.
VENDIMI
Në rastet kur mungon informacioni për çmimet “CIF” nga shtetet referente, krahasimi do të bëhet me çmimet e shitjes me pakicë të barit. Çmimet e shitjes me pakicë në Shqipëri do të krahasohen me çmimet e shitjes me pakicë të barit në shtetet referente. “Çmimi i referencës për Shqipërinë” do të jetë çmimi më i ulët që aplikohet ndër tri shtetet referente. Ndërsa në rast se bari nuk tregtohet në asnjërin nga shtetet referente, mbajtësit e autorizimit të tregtimit të barit ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar, përfaqësitë farmaceutike të huaja në Shqipëri, do të vetë deklarojnë tri çmime krahasuese “CIF” të barit nga vende të tjera ku tregtohet bari, sipas shtetit gjeografikisht më të afërt me Shqipërinë. Në këtë rast “Çmimi i referencës për Shqipërinë” do të jetë mesatarja e dy çmimeve më të ulëta që aplikohen nga tri shtetet referente. Komisioni i çmimit të barnave miraton çmimet, që nuk e kalojnë “Çmimin e referencës për Shqipërinë”. Kur çmimi i barnave, që janë alternativë e vetme, del më i lartë se referenca për Shqipërinë bëhet negociim për uljen e çmimit. Nga ky rregull bëjnë përjashtim çmimet e miratuara për vitin 2012, për të cilat, kur janë më të larta se tavani për vendin tonë, negociohet për uljen e çmimit. Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim ose nuk janë regjistruar deri më 30 nëntor të vitit aktual, humbasin të drejtën për t’u futur në listën e barnave të rimbursueshme për vitin pasardhës. Bëhet përjashtim vetëm për barnat që janë alternativa të vetme në treg dhe barnat që janë në proces riregjistrimi. Drejtoria Farmaceutike, brenda datës 25 dhjetor të çdo viti, bën shpalljen në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të listës së përgjithshme me çmimet “CIF”, përveç barnave që janë në proces negociimi. Kjo listë u njoftohet zyrtarisht Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza