Çmimet rriten me 0.6 përqind
shtohet rreziku i deflacionit

TIRANË - Rritja e çmimeve, që vitet e kaluara shqetësoi shumë qytetarët, pasi arriti edhe në nivelin 4.7 për qind në shkallë vjetore, tani nuk është shqetësuese për shifrat e larta, por përkundrazi, për nivelin e ulët. INSTAT njoftoi sot se ndryshimi vjetor i çmimeve në muajin shkurt ishte 0.6 për qind.Një vit më pare, ky ndryshim ishte 4.5 për qind. Banka e Shqipërisë ka caktuar normë ideale inflacionin nga 2 deri në 4 për qind. Aktualisht, rrezikohet që ekonomia e vendit të rrëshqasë në deflacion, që është apo aq negativ sa edhe hiperinflacioni. Kjo situatë ndodh në rastet kur ka rënie të konsumit, që është konstatuar gjatë viteve të fundit, sidomos në blerjet e mallrave me kosto të lartë. Pritet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që normalisht ul normën bazë të interesit, por një masë e tillë është ndërmarrë dy herë deri tani dhe duket se nuk ka mundur ende të ndërpresë fenomenin e uljes së inflacionit në një nivel, ku prodhuesit nuk janë më të interesuar të prodhojnë.
Sipas INSTAT-it, Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 2.2 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 13.0 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të domateve me 36.0 përqind, kastravecave me 21.7 përqind, specave me 21.2 përqind, preshit 6.7 përqind, qepëve të thata me 4.4 përqind, etj. Çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej 4.5 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të manderinave me 22.1 përqind, limonave me 11.2 përqind, mollëve me 5.6 përqind, bananeve me 3.3 përqind, etj. Gjate muajit Shkurt çmimet në disa nëngrupe të tjera te grupit te ushqimeve kanë shënuar ulje, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.4 përqind, ”qumësht, djath e vezë” me 0.1 përqind, etj. Indeksi i grupit ”Pije alkolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.2 përqind, rritje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së çmimit të pijeve alkoolike. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.5 përqind. Indeksi i grupit ”Qera ujë lëndë djegëe dhe energji” ka shënuar një rritje prej 0.5 përqind. ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të ujit të pishëm me 10.6 përqind dhe çmimit të lënds djegëse me 0.5 përqind. Indeksi i grupit ”Transporti” shënoi një rritje prej 0.8 përqind.Gjatë muajit Shkurt çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.7 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.9 përqind. Indeksi i grupit ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” shënoi një rritje prej 6.1 përqind rritje kjo që ka ardhur si rezultat i dyfishimit të tarifave të sigurimit të automjeteve.


(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash