Çmimi i aksioneve të Facebook-ut në "pikiatë"

Çmimi i aksioneve të Facebook-ut në "pikiatë"
Bie ndjeshëm çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook. Kjo rënie u vu re gjatë ditës së dytë të tregtimit të aksioneve në bursë. Investitorët filluan dje me shpejtësi shitjen e aksioneve në tregun e këmbimit Nasdaq, duke e çuar çmimin e aksioneve të Facebook-ut në 13 % më pak, gjatë orës së parë të hapjes së bursave në ditën e dytë. Ai më vonë rimori disi veten, por gjatë këmbimeve të pasdites vonë, ishte ende në rënie, me më shumë se 10 %, dhe me një çmim prej 35 dollarë për aksion. Në tregtimin e parë publikishtë të aksioneve të Facebook-ut ato arritën një çmim prej 38,23 dollarësh, 23 cent mbi çmimin fillestar të ofruar. Me më shumë se 900 milionë përdorues, rrjeti social i internetit është një produkt i njohur. Megjithatë, disa analistë financiarë thonë se ata mendojnë se kompania është e mbivlerësuar, dhe se disa nga parashikimet mbi të ardhurat e saj të ardhshme prej reklamave janë ulur.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!