Çmimi i energjisë, Basha: Rama
tallet me qytetarët, shton varfërinë

Çmimi i energjisë, Basha: Rama<br />tallet me qytetarët, shton varfërinë
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tallet me shqiptarët sa i përket sipas tij, rritjes së çmimit të energjisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shprehet se kryeministri Rama po përgënjështron veten, duke dhënë sipas tij dy lajme të ndryshme, njëra ajo e mos rritjes së çmimit, dhe më pas rritja e pensionit për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së çmimit të energjisë.

Të gjithën këtë, Basha e cilëson si një tallje të kreut të qeverisë, karshi qytetarëve shqiptarë, ndërsa shton se nga kjo rritje e çmimit të energjisë, 2 milionë qytetarë do të varfërohen edhe më tej. Në këtë kontekst, Basha i ka bërë thirrje popullit që t’i bashkohen në protesta ndaj qeverisë aktuale.

“Rama përgënjeshtron veten: Njëherë deklaron se cmimi i energjisë nuk do të rritet, pastaj premton rritje pensioni për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së cmimit!!! Sa do te rritet cmimi i energjisë? Edi Rama nuk ka ndërmend ti përgjigjet kësaj pyetje. Ai vazhdon të tallet me shqiptaret, ashtu sic u tall kur në vit më pare premtoi jo rritje, por ulje të cmimit të energjisë. Mbi 2 milionë shqiptarë do të paguajnë më shumë, do të varferohen më tej! E vetmja gjë që na ofron sot dyshja Rama-Meta është rritje cmimesh, rritje taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri. Protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin.” shkruan Basha në Facebook

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'