TIRANE - Çmimi i teksteve shkollore të arsimit parauniversitar ka ndryshuar vetëm duke përfshirë normën e inflacionit në vend.
Sipas ministrisë së Arsimit, çmimi i teksteve nuk ka ndryshuar me përjashtim të një rritjeje 1.7%, sa ka qenë inflacioni i raportuar nga Instituti i Statistikave, shkruan ATSH.
Tashmë shkollat në të gjithë vendin kanë përfunduar përzgjedhjen e teksteve dhe ato do të dërgohen pranë shtëpive botuese. Të gjitha tekstet do të jenë gati në vitin e ardhshëm shkollor, ndërkohë që janë përjashtuar nga përzgjedhja tekstet e vjetra. Këtë vit risi në tekstet alternative kanë qenë ato të gjuhëve të huaja.
Si zakonisht librat shkollorë do të fillojnë të shpërndahen në fund të muajit gusht. Ndërkohë që çmimi i tyre ka ndryshuar vetëm duke përfshirë normën e inflacionit në vend. Përsa i përket skemës së subvencionimit ajo nuk do të ndryshojë.
Do të jenë po të njëjtat shtresa në nevojë si dhe fëmijët e emigrantëve ata që do të përfitojnë. Fondi për subvencionimin kap shifrën e 3 milionë dollarëve. Tekstet e reja për vitin e ardhshëm shkollor janë hartuar dhe Ministria e Arsimit ka gati katalogun e librave që do t’u paraqiten shkollave.
Këtë vit, ka risi në hartimin e teksteve të reja për disa gjuhë të huaja. Në fillim të muajit gusht shtëpitë botuese do të kryejnë botimin e teksteve. Sistemi i sigurimit të teksteve shkollore të arsimit parauniversitar, Altertekst-i, i nënshtrohet çdo vit përmirësimeve.
Sipas ministrisë së Arsimit, ndryshimet në reformë vijnë si rrjedhojë e përmirësimit të mëtejshëm në përzgjedhjen e teksteve më të mira shkollore. Tekstet alternative do të vazhdojnë të shtohen në tregun e librit shkollor, por do të jenë mësuesit ata që do të bëjnë përzgjedhjen e teksteve më të mira.
Reforma e tekstit shkollor e emëruar “Altertekst”, e ka ‘zhveshur’ Ministrinë e Arsimit nga funksionet botuese të librit mësimor. Gjetja e autorëve, shtypshkronjat, shitja e teksteve, marrëveshjet për copyright-in e tyre, etj, janë detyra të botuesit.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com