MILANO- Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobani i ka dërguar pasditen e sotëm një letër gazetës "Corriere della Sera", për përgënjeshtrimin të lajmit për zyrtarët shqiptarë. Gazeta italiane në një fjali të artikullit të saj shkruante se pas samitit të Euro-Azisë që u mbajt në Milano, delegacioni shqiptar shkoi në Kazino. Por konsullja Çobani thekson se lajmi i shpërndarë është i pavërtetë dhe i pabazë, pasi Shqipëria nuk është anëtare e këtij boshti dhe nuk ka qenë zyrtarisht e ftuar në këtë samit.
Në letrën drejtuar medias italiane, konsullja Çobani thotë se me publikimin e këtij lajmi është cenuar rëndë imazhi i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në letrën drejtuar medias italiane, konsullja Çobani thotë se me publikimin e këtij lajmi është cenuar rëndë imazhi i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
PDF









