FUSHE KRUJE - Një 46 vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua sot nën akuzën se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij 3 ditë më parë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 28 gusht, ku Vjollca Doku, 42 vjeç e cila humbi jetën rrugës për në spitalin Nënë Tereza në Tiranë pasi u vetëhelmua. Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se 42 vjeçarja kishte shenja dhune në trup.
Ndërkaq, hetuesia ka konstatuar se marrëdhëniet mes çiftit kanë qenë konfliktuale dhe se ndaj viktimës ushtrohej dhunë psikike dhe fizike, teksa pas një konflikti të radhës gruaja ka përdorur lëndë helmuese duke humbur jetën.
Sipas policisë, shtetasi Ferid Doku, 46 vjeç (bashkëshorti i viktimës) ka ushtruar dhunë fizike, por edhe psikike ndaj bashkëshortes, fakt të cilin kjo e fundit nuk e ka përballuar duke i dhënë fund jetës.
Materialet procedurale i kanë kaluar për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë në ngarkim të shtetasit Ferid Doku për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com