Çollaku: Dasma e Ministrit Veliaj
Abuzim, Propagandë dhe mashtrim

Çollaku: Dasma e Ministrit Veliaj<br />Abuzim, Propagandë dhe mashtrim
TIRANE- Në një deklaratë për mediat, nga selia e Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka hedhur akuza të forta ndaj Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Çollaku pati në fokus dasmën e Veliajt, dhe e cilësoi si event me tiparet kryesore të qeverisë aktuale: “Abuzim, propagandë dhe mashtrim”.
 
“Abuzim me angazhimin e strukturave dhe fondeve qeveritare për ta bërë gati kalanë që të mirëpriste luzmën e të ftuarve. Janë tronditëse faktet e nxjerra nga media se si janë kanalizuar paratë e riksntruksionit të dikasterit që Veliaj drejton në funksion të dasmës. Punimet janë drejtuar dhe monitoruar nga bashkëshortja e Ministrit, gjë që ajo vetë e ka treguar në rrjetin social. Afati i punimeve të kryera në Kala dhe në qytet, ka qënë pikërisht dita e dasmës qeveritare.”- deklaroi për mediat Çollaku ndërsa shtjelloi “tiparin abuzues” së dasmës së Veliaj.
 
Ndërsa për “tiparin” propagandë, Çollaku u shpreh se karakteri publik i dasmës së Ministrit Veliaj ishte thjesht një orvajtje për të “induktuar gëzim dhe hare”. Ndërkohë që, sipas selisë nga ku foli, qytetarët e Gjirokastës dhe në mbarë vendin janë në kontrast me “ministrin e kamur”.
 
“Mediat treguan se Ministri dhëndërr gënjeu qytetarët, teksa u rrek të tregojë se sapo është zgjuar të nesërmen e dasmës, është paraqitur në punë për tu marrë me hallet e popullit.
Në fakt, të nesërmen, ishte shpërndarë në televizione, një video e regjistruar një javë më parë, pasi në të vërtetë Ministri ishte sërish i zënë me dasmën e tij disa ditore.”- u shpreh Kreshnik Çollaku mi “tiparin e tretë” të dasmës së Ministrit Veliaj dhe të punës analizuese mbi këtë event nga selia e PD, mashtrimi.
 
Çollaku, në përfundim të deklaratës, e cilësoi dasmën e Erion Veliaj si njeë nga [ështjet më me interes publik për momentin. Sipas këtij të fundit, ceremonia në fjalë ishte shoqëruar me me abuzim, shpërdorim fondesh, dhe mashtrim publik.
 
“Ministri dhëndërr bën mirë të japë përgjigje për këto cështje që i përkasin interesit publik. Nuk do të ishte e këshillueshme as për atë vetë që ta niste jetën bashkëshortore me këtë mëkat në ndërgjegje.”- deklaroi Çollaku nw ligjwrimin e tij për mediat nga selia blu.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën